Panorama (Albania)

Pensionet, si do kthejnë paratë pesë mijë debitorë

Zbardhet skema si do kthehen paratë e pesë mijë pensioneve false. Hado: Do të mbahet gjysma e vlerës reale të përfitimit mujor

-

Mbi 5 mijë pensionist­ë në të gjithë vendin rezultojnë të kenë përfituar një pension mujor më të lartë në raport me atë çfarë kanë merituar.

Sipas kreut të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, këtë e kanë bërë duke falsifikua­r datën e lindjes, pra kanë dalë më herët në pension pa pritur që të mbushin moshën ose duke ndryshuar vitet kontributi­ve në favorin e tyre. “Nga verifikime­t e bëra, rezulton që dy janë problemati­kat më prezente, përkatësis­ht falsifikim­i i datës së lindjes, duke e bërë më të hershme nga sa ka lindur në të vërtetë, ose kanë falsifikua­r kontribute­t e derdhura duke deklaruar sikur kanë punuar në punë që kanë pasur më shumë kontribute nga ajo që kanë kryer realisht”, pohon Hado.

DEBIA Nga të dhënat zyrtare, mësohet se për periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2015, janë mbi 5 mijë pensionist­ë që janë bërë pjesë e kësaj skeme mashtrimi. Për shkak të këtij abuzimi, sot këta të moshuar janë kthyer në debitorë. Sipas kreut të ISSH-së, ata janë të detyruar që të kthejnë pas paratë e përfituara pa të drejtë. Kështu, deri në likuidimin e plotë të debisë, këta të moshuar nuk do ta marrin të plotë as pensionin që u takon, por vetëm gjysmën, pasi pjesa tjetër do të shkojë për shlyerjen e borxhit të krijuar përkundrej­t Institutit të Sigurimeve. “Për secilin rast të identifiku­ar procedohet duke mbajtur gjysmën e vlerës reale të pensionit. Kjo praktikë do të vijojë deri në momentin kur shlyhet shuma që pensionist­i e ka marrë në mënyrë abuzive”, thekson Hado.

SKEMA E RE Me skemën e re që ka hyrë në fuqi prej 1 janarit të 2015s, ka ndryshuar jo vetëm formula e llogaritje­s së pensionit, por edhe kushtet që duhen plotësuar për ta përfituar. Me heqjen e pensionit tavan, masa e përfitimit varet nga kontribute­t e derdhura. Kjo nënkupton që sa më shumë vite dhe sa më e lartë të jetë paga e deklaruar, aq më e lartë do të jetë edhe masa e përfitimit. Këtë vit, bazuar në ligjin e ri, gratë dalin në pension në moshën 60 vjeçe e 6 muaj. Pra, u janë shtuar 2 muaj në raport me një vit më parë. Për pension të plotë duhet të plotësohen 36 vite sigurime. Ndërsa burrat dalin në pension në moshën 65 vjeç. Kjo nuk ndryshon deri në vitin 2032. Për pension të plotë atyre u kërkohen 36 vite punë ose 4 muaj më tepër nga viti i kaluar. Por për të gjithë ata që duan të dalin në pension përpara mbushjes së moshës, legjislaci­oni krijon një hapësirë që të dalin 3 vite përpara. Nëse dalin 3 vite përpara, përfitimi mujor reduktohet me 7 për qind në vit, pra gjithsej me 21 për qind. Ndërsa ata që duhet të dalin dy vjet përpara, masa e pensionet reduktohet me 14% në dy vite. Ndërkohë ata të cilët plotësojnë moshën këtë vit për të dalë në pension, por nuk i kanë plotësuar vitet e kontribute­ve, pra kanë më pak se 36 vite, këto kanë dy opsione, ose do të përfitojnë pension të pjesshëm, ose të plotësojnë vitet e mbetura nëpërmjet skemës së sigurimit vullnetar. Në të gjithë vendin janë rreth 640 mijë të moshuar që trajtohen me pension. Me hyrjen në fuqi të skemës së re, mbështetje është ofruar edhe për ata të cilët nuk kanë derdhur asnjë vit kontribute shoqërore. Këta të moshuar trajtohen aktualisht me pension social, i cili, pas indeksimit në fillim të muajit mars, ka shkuar në vlerën e 7064 lekëve. Gjithsej janë rreth 1800 të moshuar që përfitojnë.

 ??  ?? Kreu i ISSH, Astrit Hado
Kreu i ISSH, Astrit Hado
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania