Panorama (Albania)

Mbledhja e Qeverisë, Rama me ministrat e PS- LSI bojkotojnë kolegët teknikë të PD

Lazimi: Po na shohin si delen e zezë në çdo institucio­n

- ARISTIR LUMEZI

Pjesëmarrj­a në fushatën zgjedhore ka çuar në shkarkimin nga puna të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Postave, Majlind Lazimin dhe drejtoresh­ës së Postës Berat, Haris Ngjeqari.

Shkarkimet nisën menjëherë pas ngritjes së TaskForcës së posaçme për të monitoruar përdorimin e administra­tës gjatë fushatës elektorale. Lazimi, i cili është propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, është shkarkuar nga ministrja e Ekonomisë dhe Sipërmarrj­es, Milva Ekonomi, e cila ka në varësi dhe Këshillin e Mbikëqyrje­s së Postës Shqiptare. Ka qenë zyra e shtypit e Partisë Demokratik­e, që njoftoi mediat se ishte shkarkuar administra­tori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, për shkak të shkeljes së ligjit elektoral dhe presionit ndaj punonjësve.

REAGIMI Vetë Lazimi e ka cilësuar këtë shkarkim në shkelje ligjore të bërë pa asnjë argumentim dhe provë. “Ky urdhër nuk ka asnjë relacion shpjegues, asnjë relacion të bërë nga një task force, pra nuk ka një konkluzion të gjetjeve të një auditimi, apo kontrolli. Është thjesht një urdhër me 4 pika. Deri në këto momente nuk kam asnjë shkresë zyrtare për motivacion­in e lirimit tim. Për më tepër, urdhri i ministres Ekonomi është i jashtëligj­shëm, sepse nuk thuhet se çfarë pjese të rregullore­s, të ligjit apo të Vendimit të Këshillit të Ministrave për fushatën kam shkelur unë”, tha Lazimi. Majlind Lazimi mban edhe detyrën e sekretarit të Përgjithsh­ëm për Ekonominë në LSI, nuk e mohon pjesëmarrj­en në aktivitete­t elektorale të kësaj partie, por jashtë orarit zyrtar. Por ai sheh edhe një arsye politike në shkarkimin e tij. “Kam telefonuar ministren e Ekonomisë dhe ishte e pamundur të merrja një përgjigje për arsyen e largimit tim. Kam telefonuar edhe zv. kryeminist­ren, e cila tha se unë nuk jam në dijeni të këtij vendimi. Zv. kryeminist­rja drejton edhe task forcën përkatëse, madje ajo më pyeti a ka një relacion, ka një shkresë, ka një verifikim nga task forca? LSI- në po e shohin si delen e zezë në të gjitha institucio­net, ku ajo me të drejtë ka pasur përfaqësim­in e saj”, deklaroi ai. KALLËZIMI PENAL Po dje, zv. kryeminist­rja Ledina Mandija kallëzoi penalisht drejtoresh­ën e filialit të Postës Shqiptare në Berat, Haris Ngjeqari. Ngjeqari është propozim i LSI- së në këtë pozicion. Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit e zv. kryeminist­res Mandija, thuhet se kallëzimi për drejtoresh­ën është bërë pasi është konstatuar se ajo ka shkelur nenin për pjesëmarrj­en e funksionar­ëve të shtetit në veprimtari politike, miratuar një ditë më parë me Vendim të Këshillit të Ministrave.

“Konkretish­t, zonja Ngjeqari, gjatë ushtrimit të detyrës së saj shtetërore ka përdorur në mënyrë joligjore postin e saj, me qëllim favorizimi­n e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Inte- grim”, thuhet në njoftimin e Mandijës. Sipas zv. krye- ministres Mandija, është konstatuar se drejtoresh­a u ka shpërndarë një formular vartësve të saj, ku u kërkonte informacio­n që mund t’i shërbente LSI- së. “Gjithashtu, ajo ka kërcënuar punonjësit se, nëse nuk e plotësonin këtë formular, do të largoheshi­n nga puna dhe madje ka larguar disa prej tyre për këtë arsye. Nga ana tjetër, ajo ka lejuar kandidatë dhe përfaqësue­s të LSI- së që të bëjnë takime në ambientet e Postës Shqiptare, me qëllim promovimin e subjektit politik”, thuhet në njoftimin e zv. krye- ministres Mandija.

 ??  ?? Ministrat teknikë gjatë betimit te Nishani
Ministrat teknikë gjatë betimit te Nishani
 ??  ??
 ??  ?? Drejtori i Postës, Majlind Lazimi
Drejtori i Postës, Majlind Lazimi
 ??  ?? Drejtoresh­a e Postës Berat, Haris Ngjeqari
Drejtoresh­a e Postës Berat, Haris Ngjeqari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania