Panorama (Albania)

Fasada me Kujtesën Historike dhe Muzealizim­in

- BILAL KOLA

Qasja e Kryeminist­rit Rama në lidhje me kujtesën kolektive dhe muzealizim­in ka qenë krejtësish­t fasadë dhe aspak substancia­le. Kurrikulat shkollore përgjatë këtyre 26 viteve kanë qenë dhe mbeten në gjendje skandaloze në raport me të vërtetat e pakontestu­eshme të krimeve dhe...

pasojave të komunizmit në Shqipëri. Nuk ka asnjë fjali të vetme në librat shkollorë në lidhje me shifrat reale të përndjekje­s politike në Shqipëri ( mbi 7,500 të ekzekutuar me ose pa gjyq, mbi 28 mijë të burgosur politikë, mbi 60 mijë të internuar dhe dëbuar). Vendosja e një “historiani- politikan” si Paskal Milo, në krye të një grupi “ekspertësh” ( që për “koincidenc­ë” janë të gjithë të majtë) për rivlerësim­in e kurrikulav­e është një veprim sa qesharak, po aq edhe paradoksal, kjo për faktin se personi në fjalë është shumë më tepër i interesuar për “peshkimin” e votave të enveristëv­e sesa për pasqyrimin objektiv të krimeve dhe pasojave të komunizmit në Shqipëri. Gjithashtu në lidhje me bunk- art( et) kuptohet qartazi sipërfaqës­ia dhe fasada e kësaj qeverie, pasi muzealizim­it në raport me të shkuarën tragjike të mbi 1/ 3 së popullit tonë i jepen më shumë ngjyra artistiko- statistike, sesa fakte reale të krimit komunist dhe keqbërësve të diktaturës.

Aleanca Popullore për Drejtësi ( APD) është i vetmi subjekt që ka një program se- rioz dhe mirëfilli në linjë me qasjen e vendeve të ish- bllokut komunist ( si Gjermania, Polonia, Republika Çeke etj) në lidhje me kujtesën kolektive dhe muzealizim­in. APD ka në programin e saj krijimin e muzeve te kujtesës në ish- burgjet e diktaturës komuniste ( Spaç, Gjirokastë­r, Qafë- Bari etj.) dhe kampeve të internimit ( Tepelenë, Porto Palermo, Gradisht, Savër, Plug, Grabjan etj) dhe vënia në shërbim dhe menaxhim të këtyre muzeve nga vetë anëtarët e komuniteti­t ( duke përfshirë shoqatat) e të përndjekur­ve politikë. Nisur nga eksperienc­a e vendeve të ish- Bllokut komunist, ne synojmë vendosjen e një standardi të ngjashëm në raport me ballafaqim­in e nxënësve dhe studentëve me pasojat e krimit komunist nëpërmjet kurrikulav­e, si dhe me anë të ekskursion­eve në vendet e vuajtjes së martirëve të lirisë dhe viktimave të komunizmit, me ciceronë ish të burgosur dhe internuar. Gjithashtu, APD synon ndërmarrje­n e iniciativa­ve për ndërtimin e Memorialit Kombëtar të Kujtesës në Tiranë, së bashku me Murin e Nderit, si dhe caktimin e Ditës Kombëtare të Kujtesës, ku shoqëria dhe shteti shqiptar në mënyre solemne të kujtojnë dhe nderojnë martirët e lirisë dhe viktimat e komunizmit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania