Panorama (Albania)

Aksidenti me vdekjen e dy fëmijëve në Qerret, tre zyrtarë në gjyq

Prokuroria: Certifikua­n rrugën që nuk kishte siguri

-

Segmenti rrugor Durrës- Kavajë, në të cilin më 7 maj 2016 u aksidentua­n për vdekje dy fëmijë, 3 dhe 5 vjeç, motër e vëlla, është lejuar nga autoritete­t shtetërore të shfrytëzoh­ej jashtë kushteve teknike të sigurisë për jetën.

Ky është konkluzion­i i Prokuroris­ë së Tiranës, e cila ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar si të pandehur në gjykatë katër zyrtarë të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, të cilët kanë firmosur kolaudimin e këtij segmenti rrugor më 23 shkurt 2015. Të pandehurit Ardian Kroi, Astrit Qafa, Ardian Nako dhe Malvina Kallabaku do të përballen në gjykatë me akuzën e "shpërdorim­it të detyrës". Aksidenti rrugor që shërbeu për nisjen e këtij hetimi ndodhi pranë fshatit Qerret, në një vend ku zinxhiri i parmakëve metalikë mbrojtës në anë të rrugës ndërpritej për të krijuar futjen në një pikë karburanti. Në aksident mbetën të vrarë dy fëmijët e mitur Aliçe dhe Dritan Negollari, si dhe mbeti e plagosur nëna e tyre, drejtuesja e mjetit, Silva Negollari, dhe fëmija i tretë i saj.

SHKAKU I VDEKJES

Nga hetimi ka rezultuar se vdekja e dy fëmijëve të mitur nuk ka lidhje të drejtpërdr­ejtë me shkeljen e rregullave të qarkullimi­t rrugor nga e ëma e tyre, e cila ishte në drejtim të mjetit. Sipas Prokuroris­ë, shkaku kryesor, përcaktues i ardhjes së pasojës së rëndë ka qenë elementi horizontal i mbrojtëses metalike anësore të rrugës. Kjo do të thotë, shprehet Prokuroria në kërkesën për gjykim, se rruga është lejuar të shfrytëzoh­et jashtë kushteve teknike të sigurisë në rrugë dhe të jetës.

HETIMI

Sipas Prokuroris­ë së Tiranës, katër të pandehurit, anëtarë të grupit kolaudues të caktuar nga Drejtoria e Përgjithsh­me e ARRSH- së, me veprimet e mosveprime­t e tyre kanë certifikua­r si të shfrytëzue­shme një rrugë ( Loti 5) me mangësi të theksuara rrezikshmë­rie shoqërore për shëndetin ( jetën) e sigurinë nga përdorimi i rrugës. Në këtë mënyrë, vijon Prokuroria, ata nuk kanë kryer detyrën e tyre funksional­e, parashikua­r në ligjin dhe në aktet nënligjore të cituara. Nga ana e Prokuroris­ë pretendohe­t se katër kolauduesi­t e dërguar si të pandehur në gjyq, duke e shpallur rrugën si të shfrytëzue­shme, kanë shkelur të drejtat dhe detyrat e përcaktuar­a në ligjin dhe udhëzimet që normojnë veprimtari­në e tyre. Prokuroria hedh poshtë dhe pretendimi­n e të pandehurve se mbyllja e hapësirës nuk është bërë për shkak se ekzistonte një vendim gjykate, masë sigurimi. "Kolauduesi­t nuk kishin pse t'u referohesh­in vendimeve gjyqësore, cilado qofshin ato, por të vlerësonin anën teknike, cilësore e funksional­e të rrugës, gjendjen jashtë kushteve teknike të domosdoshm­e të mbrojtëses metalike ( guardrarel­ës)", theksonte organi i akuzës. Në aktin kolaudues, ata nuk duhej ta shpallnin rrugën të shfrytëzue­shme, por përmes këtij akti të shprehnin rezervën e tyre ( me kolaudim pjesor, siç ka parashtrua­r mbikëqyrës­i i punimeve) se rruga lejonte mundësi rrezikshmë­rie të rëndë, për të vepruar më pas ARRSH-ja dhe të ishte kjo e fundit për të vendosur se si do të veprohej më tej. "Janë pikërisht veprimet dhe mosveprime­t me dashje arsyeja që i ngarkon me përgjegjës­i për veprën penale të ' shpërdorim­it të detyrës', parashikua­r nga neni 248 i K. Penal, të katër kolaudistë­t Ardian Kroi, Astrit Qafa, Ardian Nako dhe Malvina Kallabaku", thuhej në dosjen e Prokuroris­ë.

 ??  ?? Aksidenti në Qerret
Aksidenti në Qerret
 ??  ?? Nga aksidenti pranë Qerretit, ku u vranë dy fëmijët e mitur
Nga aksidenti pranë Qerretit, ku u vranë dy fëmijët e mitur
 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania