Panorama (Albania)

Koalicioni pas zgjedhjeve, Meta: Rama e Basha do t’i luten Vasilit

"Më 26 qershor s'do ta kapni dot në telefon, s'do t'ju lënë ata"

-

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, gjatë takimit elektoral në Bashkinë e Kamzës tha dje se Lëvizja Socialiste për Integrim pas zgjedhjeve do të bëjë vetëm aleanca programore. Duke folur për sulmin që po i bëhet nga dy palët, Meta tha se LSI ka qenë garancia dhe stabilitet­i i vendit si në qeverinë Rama, po ashtu dhe në ishqeverin­ë e PD- së. "LSI-ja ka qenë në vitin 2009 dhe ka bërë koalicion me Partinë Demokratik­e, pasi lidershipi i Partisë Socialiste refuzoi koalicioni­n me LSI- në, sepse donte ta merrte timonin që atëherë i vetëm, por e bëri koalicioni­n me Partinë Demokratik­e për stabilitet­in e vendit dhe gjatë atyre katër viteve ka dy ngjarje madhore në interes të Shqipërisë e të shqiptarëv­e dhe që do të mbeten gjithmonë: liberalizi­mi i vizave dhe gazsjellës­i TAP", tha Meta. Po ashtu ish- kreu i LSI sqaroi se dhe koalicioni me PS kishte për qëllim që të hiqej bllokimi që socialistë­t kishin vënë për tri ligjet. "Por çfarë kërkon LSI- ja tani? Po, LSI- ja as në 2009- n dhe as në 2013- n nuk ka pasur drejtimin e qeverisë, prandaj kërkon të jetë forcë e parë që të ketë drejtimin e qeverisë në mënyrë që të forcojë stabilitet­in e vendit, në mënyrë që të çojë përpara reformat. Prandaj jam i bindur që Pet- rit Vasili dhe LSI- ja do të bëjnë vetëm koalicione programore në interes të programit të LSI-së dhe në interes të dhënies së shansit të çdo të reje, të çdo të riu, të çdo qytetari, duke i dhënë fund komedisë ' one man show'", u shpreh dje Meta.

SULMET

Meta u shpreh dje se PS dhe PD po sulmojnë LSI- në, duke i bërë thirrje anëtarësis­ë së saj se kjo forcë nuk do jetë në pushtet. Por sipas Metës, pas 26 qershorit, ata që po sulmojnë LSI-në do t'i thonë kryetarit të saj "vëlla". "Të gjithë ata që janë vënë në garë, pasi u shanë e pasi u kërdisën me njëri- tjetrin e na nxorën bojën këtu e në të gjithë Europën e në të gjithë botën, që tani kanë hyrë në garë dhe ju dërgojnë njerëz juve kudo që mos rrini me LSI- në, se LSI- ja nuk do të jetë në pushtet, se në pushtet do të jemi ne e kështu me radhë. Mbajeni mend, më 26 qershor në mëngjes ju nuk do të keni mundësi t'i telefononi Petrit Vasilit për t'i uruar fitoren, sepse nuk do t'ju lënë ata. Ata nuk do t'ju lënë radhë juve, se ata do t'i bien vetë dhe do të hyjnë në sherr kush ta arrijë Petrit Vasilin i pari në telefon dhe do t'i thonë: Petrit, vëlla, urime, por t'i lëmë mëritë. Tani ti e kupton se si është situata, se kush është më i mirë se njëri e se tjetri, e kështu me radhë. Romeo dhe Zhuljeta nga tragjedi tani do të përjetohet si komedi, një komedi e paparë", tha Meta.

 ??  ?? Meta dje në Kamzë
Meta dje në Kamzë
 ??  ?? Ilir Meta dje në Kamzë
Ilir Meta dje në Kamzë
 ??  ?? LULZIM BASHA DJE NË KORÇË
LULZIM BASHA DJE NË KORÇË

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania