Panorama (Albania)

Pallatet, Veliaj: Pagesa për administra­torët te fatura e ujit

“Kontributi­n për apartament e caktoni ju, vjeljen e bëjmë ne”

-

Shumë shpejt, asnjë banor pallati nuk do të mund t’i fshihet detyrimit për administri­min. Bashkia e Tiranës ka vendosur të përdorë Ndërmarrje­n e Ujësjellës- Kanalizime­ve si agjent tatimor edhe për tarifën e detyrueshm­e të administri­mit të pallateve. Përveç tri taksave, të pronës, infrastruk­turës arsimore dhe pastrimit, shumë shpejt edhe detyrimi për kujdesin e hapësirës së përbashkët do të vijë bashkë me faturën e ujit. Këtë risi e bëri me dije kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në takimin me administra­torët e rinj të unazës së mesme. “Ne sot e kemi gjithë fuqinë edhe me konsensus me qeverinë qendrore për t’i bërë ligjet më të mira. Ne do të kalojmë te fatura e ujit, vlerën që ju keni rënë dakord më parë me administra­torët. Kontributi­n e caktoni ju, ama vjeljen do e bëjmë ne. E vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë në kohë afatgjatë është që, siç kemi bërë me taksat e tjera, të ndryshojmë vendimin dhe për administri­min”. Kështu, shumë shpejt do të bëhet edhe ndryshimi i vendimit, që parashikon që të ardhurat për administri­min të jenë pjesë e detyr- imit total të faturës së ujit. Kjo lehtëson ndjeshëm punën e administra­torit, duke shmangur kështu përballjen e tij me qytetarët kryeneçë, që dëshirojnë t’i ikin detyrimit. Por si do shkojnë të ardhurat tek administra­tori?! Në bazë të kontribute­ve që mblidhen për çdo apartament, përqindja e caktuar do të kalojë në numrin e llogarisë së pallatit që e menaxhon administra­tori e cila duhet të shkojë për investime e mirëmbajtj­e. Por, puna e tij nuk kufizohet këtu. Siç është thënë edhe më herët, ai do të ketë mundësi të vendosë sanksione për “të pabindurit”. “Për herë të parë do t’i japim të drejtë administra­torit jo vetëm të vjelë të ardhurat që është dakordësua­r nga vetë asambleja, por edhe të vendosë gjoba për drurin e shtrembër, atë që bën pis, ndot, shkatërron pronën publike”. Për ata që s’paguajnë gjobat, sanksionet do të rriten deri në bllokimin e llogarisë bankare. “Unë them që fuqizimi i administra­torit me pushtetin për të vënë gjobë, pra të ketë titull ekzekutiv me të cilin nëse s’paguan fillon kamatëvone­sa, e nëse s’paguhet shkojmë në gjykatë dhe me përmbarim i bllokojmë llogarinë bankare. Është ndoshta diçka radikale, por e nevojshme për atë përqindje të vogël ‘ drurësh të shtrembër’ që gjithsecil­i i ka te lagjja e vet”. Për këtë nismë, Veliaj kërkoi edhe ndihmën e banorëve, për të mos e lënë administri­min vetëm monopol të një personi. Duke u ndalur te hapësirat e përbashkët­a, Veliaj foli për fondin e komunitete­ve dhe mënyrën se si mund të përfitojnë banorët nga ai. Kusht mbetet caktimi i një administra­tori. “Sot kemi filluar me aplikimet e para, çdo fundmuaj do deklarojmë fituesit dhe do disbursojm­ë në numrin e llogarisë së pallatit shumën përkatëse. Nxitoni, përdoreni verën për një aktivitet të dobishëm”, apeloi kryetari. Për herë të parë, Bashkia vë në dispozicio­n 20 milionë lekë për investime në bashkëpron­ësi me banorët.

 ??  ?? Kryebashki­aku Veliaj në takimin me administra­torët
Kryebashki­aku Veliaj në takimin me administra­torët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania