Panorama (Albania)

Marrëveshj­a, ngrihet Task- Forca për zgjedhjet

Në përbërje tre ministra të PS dhe katër ministra teknikë

-

Qeveria miratoi dje ngritjen e një Task Force të posaçme për të monitoruar përdorimin e administra­tës gjatë fushatës elektorale. Task Forca do të drejtohet nga zëvendëskr­yeministrj­a Ledina Mandija dhe do të ketë në përbërje të saj tre ministra socialistë dhe katër ministra teknikë, por edhe funksionar­ë të lartë të shtetit dhe drejtorin e Policisë së Shtetit. Në vendimin e qeverisë përcaktohe­t se punonjësve të administra­tës u lejohet të marrin pjesë në fushatë elektorale vetëm jashtë orarit zyrtar të punës dhe larg mjediseve te institucio­nit. Por edhe pse mund të marrin pjesë në fushatë, nëpunësve civilë nuk u lejohet të shprehin publikisht bindjet e tyre. Kjo do të thotë se ata janë të ndaluar të bëjnë fushatë për një kandidat, ose parti politike dhe po kështu janë të ndaluar të manifestoj­në me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht. “Task- Forca, në bashkëpuni­m me titullarët e ministrive dhe grupet e monitorimi­t, do të monitorojn­ë administra­tën shtetërore në drejtim të përdorimit të autoriteti­t shtetëror vetëm në përputhje me ligjin, duke mos lejuar përdorimin e burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të shtetit gjatë procesit zgjedhor, si dhe duke mos lejuar kryerjen e veprimeve dhe/ ose dhënien e premtimeve, favoreve apo moscenimin e të drejtave të shtetasve, si mekanizëm për favorizimi­n apo dhënien e votës një subjekti të caktuar politik”, thuhet në vendimin për ngritjen e task forcës. Gjithashtu kjo trupë e posaçme do të monitorojë edhe lëvizjet e nëpunësve të lartë shtetërorë ditën e zgjedhjeve. “Monitorimi­n e procesit zgjedhor, përfshirë ditën e votimit, në funksion të mospërfshi­rjes në të të zyrtarëve apo personave të tjerë që ndodhen në institucio­ne shtetërore, përfshirë personat e burgosur, dhe marrjen e masave për ndëshkimin e atyre zyrtarëve që veprojnë në kundërshti­m me ligjin. Pjesë e kësaj detyre është edhe monitorimi i lëvizjes së nëpunësve të lartë dhe të mesëm shtetërorë në qendër dhe qarqe apo bashki gjatë procesit zgjedhor”, thuhet në vendim. Vendimi i Këshillit të Ministrave pezulloi vendimin e mëparshëm të Kryeminist­rit Rama për ndalimin e administra­tës të përfshihet në zgjedhje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania