Panorama (Albania)

Rama, ministrat e PS dhe LSI braktisin mbledhjen me kolegët teknikë të PD

Mbledhja e qeverisë drejtohet nga zv. kryeminist­rja dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm, PS e LSI dërgojnë zv. ministrat

-

Të enjten pasdite, qeveria Rama me gjashtë ministrat teknikë u mblodh për herë të parë dhe miratoi aktin e parë të zbatimit të marrëveshj­es politike Rama- Basha.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave miratoi vendimin për “Marrjen e masave dhe monitorimi­n e veprimtari­së, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administra­tës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, që përcakton se si do të monitorohe­t administra­ta sipas marrëveshj­es në fushatën zgjedhore. Por mësohet se në mbledhjen e parë me ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratik­e, nuk ka marrë pjesë Kryeminist­ri Rama. Kreu i qeverisë ishte të enjten në Tiranë, pasi mori pjesë në aktivitete­t që ishin organizuar me rastin e 1 Qershorit, në lulishten prapa Kryeminist­risë me fëmijët, por edhe në një takim elektoral në Njësinë Nr. 5 në kryeqytet. Mbledhja e Këshillit të Ministrave është drejtuar nga zv. kryeminist­rja teknike, Ledina Mandija, në prezencë të sekretarit të Përgjithsh­ëm të Kryeminist­risë, Ëngjëll Agaçi. Por ajo që ka bërë përshtypje te ministrat e rinj teknikë, ishte fakti se, përveç ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, ministres së Financave, Helga Vukaj, ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ministres së Arsimit, Mirela Karabino, ministrit të Shëndetësi­së, Arben Beqiri dhe ministres së Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha, në tryezën e Këshillit të Ministrave nuk kishte asnjë ministër të PS- së apo dhe të LSI- së. Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, e Integrimit, e Ekonomisë, e Transporti­t, e Zhvillimit Urban, e Kulturës, e Energjisë, e Mjedisit, e Bujqësisë dhe e Çështjeve Vendore, përfaqësoh­eshin vetëm nga zv. ministrat, duke krijuar çudi te ministrat e rinj. Por ndryshe nga mbledhjet e qeverisë që janë drejtuar nga ish- zv. kryeminist­ri Niko Peleshi në mungesë të Kryeminist­rit Rama, vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave mban firmën e Kryeminist­rit Rama, edhe pse nuk ishte prezent në mbledhje. Pas arritjes së marrëveshj­es me kryetarin e PD- së Lulzim Basha, Kryeminist­ri Rama sqaroi ro- lin dhe kompetenca­t e ministrave teknikë të propozuar nga opozita. “Ministrat e rinj teknikë që do të zgjidhen me konsensus, natyrisht të propozuar nga opozita, do të jenë në detyrë si kujdestarë të etikës zgjedhore, që do të garantojë mospërdori­min e administra­tës në zgjedhje dhe ndalimin e çdo lloj forme presioni mbi punonjësit e shtetit për t’u marrë votën. Ky është në thelb edhe dallimi i madh mes qeverisë teknike për të zbatuar një program të caktuar politik dhe ministrave teknikë që përfshihen me një afat konkret në një qeveri politike për të kufizuar përdorimin e mjeteve në dispozicio­n të qeverisë dhe ndaluar ndikimin politik mbi shtetin dhe të shtetit mbi njerëzit gjatë periudhës zgjedhore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania