Panorama (Albania)

Rama për paktin me PD: Pse na duhet votë kuqezi

"Nuk di t'i jap makinës, timonin e duam për reformat"

- FATION BINJAKU

Kryeminist­ri Edi Rama gjatë turit të takimeve në qarkun e Gjirokastr­ës, deklaroi dje se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, bashkë me Partinë Demokratik­e do të diskutojnë për mundësinë për të hapur negociatat me BE- në për anëtarësim.

Rama tha se do të dëshironte që këtë proces ta kryente vetëm Partia Socialiste, nëse do t'i jepej vota nga qytetarët. Ram tha dje se i PSsë i duhet një votë kuqezi. "Që të bëjmë sa më shumë shërbime për njerëzit, na duhet një votë kuqezi më 25 qershor. Na duhet një votë që të fillojmë menjëherë një fushatë bashkë me palën tjetër, unë shpresoj ne në qeveri, ata në opozitë, që të hapim negociatat në fund të këtij viti, për t'u anëtarësua­r në BE, se kemi humbur shumë kohë. Dhe me marrëveshj­en që kemi bërë kemi krijuar premisat për të krijuar një epokë të re edhe në marrëdhëni­et midis palëve, për të mos vazhduar historinë e pafundme me Saliun me sherr dhe baltë e për të mos e sharë më Shqipërinë në anglisht. Të flasim me një gjuhë, por në shqip, pastaj të bëjmë debat. Por të mos bëhemi më gazi i botës duke sharë njëri- tjetrin. Është mundësi historike dhe duhet një votë historike për Partinë Socialiste. S'ka push- tet që mund të më tundojë mua për të shkuar pas tij, duke i hapur plagë Shqipërisë. Jemi në kushtet kur mund të bëjmë një gjë të madhe", tha dje Rama.

TIMONI

Rama ka sqaruar dje dhe krahasimin e tij për timonin e qeverisjes. Ai tha se edhe pse nuk dinte t'i jepte makinës, qëllimi i këtij krahasimi ka qenë për të shpjeguar se PS e vetme në qeverisje mund të bëjë më shumë reforma. "Unë përdor atë krahasimin e timonit, por këta që dinë t'i japin makinës janë mërzitur, sepse unë nuk di t'i jap makinës në fakt. S'më ka pëlqyer kurrë ajo punë, gjyshin e kam pas shofer, edhe si duket ai e ka konsumuar të gjithë pasionin për shoferllik në shtëpinë tonë për kushedi sa breza. Por ajo që them për timonin është e kuptueshme për të gjithë. Ne na duhet të kemi timonin e reformave dhe timonin e qeverisjes pa mbajtur në prehër të tjerë. Se kur merr të tjerë në prehër dhe ka secili një dorë në timon e ta lëvizin gjithë kohës timonin për interesat e tyre, është shumë e vështirë të arrish në destinacio­n në kohën e duhur dhe mund të kesh aksi- dentet rrugës", u shpreh Rama.

PËR DULEN

Në turin e tij, Edi Rama u ndal në një familje minoritare në Goranxi të Dropullit, ku nuk kurseu habinë për lëvizjet e Vangjel Dules. "U bë Shpëtim Idrizi nënkryetar i Kuvendit, ai dha dorëheqjen. E mora në telefon e i thashë, ' ça ke, ti përfaqëson komuniteti­n grek, ç'lidhje ka kjo? Ti përfaqëson një minoritet, ai një minoritet tjetër. S'e kuptoj pse i fryn kësaj'. Tani futet në listën e Saliut, futet atje vetëm për karrigen e tij, nuk merr përsipër të përfaqësoj­ë minoriteti­n, e lë partinë rrugëve dhe pranon të futet me Dashamir Tahirin. Tani çfarë do të thotë? Minoritarë­t të votojnë Saliun, sepse unë dua të jem me të", tha kryeminist­ri.

 ??  ?? Edi Rama gjatë fushatës
Edi Rama gjatë fushatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania