Panorama (Albania)

Thirrja e Bashës: Nuk do jeni më skllevër të LSI

Pakti me Ramën për Kushtetutë­n: Deputetët nga populli

- FATION BINJAKU

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka ashpërsuar dje tonet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke thënë se vota ndaj saj “është votë e hedhur në gjol”.

Në turin e takimeve në qarkun e Korçës, Basha e ka quajtur LSI- në parti klien- teliste, ndaj ka kërkuar nga qytetarët që t’i ndëshkojnë me votë si LSI- në, edhe Edi Ramën. Ministrin e Bujqësisë që i përket një force politike klientelis­te, duhet ta refuzoni me votë, njësoj si Edi Ramën. Pa asnjë iluzion refuzojini me votë si Edi Ramën, edhe LSI- në, që i ktheu teserat e partisë në triska buke. Hidh-

jani në fytyrë, kthehuni në shtëpinë tuaj. Nuk jeni më skllevër as të LSI- së dhe as të Edi Ramës. Fermerë mos ua hapni derën këtyre mashtruesv­e, bllokojani rrugën me zetor, mos i lini të bëjnë fushatë me mjerimin tuaj”, u shpreh dje Basha në takim me qytetarët e Pogradecit. Ai ka komentuar dhe deklaratat për drejtimin e qeverisë. “E keni parë si Edi Rama dhe partitë e pazarit të vjetër kanë program të vetëm kolltukun dhe timonin. Kanë një javë që merren vetëm me kolltukun dhe timonin, mendjen e kanë te timoni dhe te pushteti. Mendjen e kanë te kontrolli, te pasurimi, te vetja e tyre”, ka thënë Basha.

KUSHTETUTA

Lideri i opozitës ka sqaruar për herë të parë edhe ndryshimet kushtetues­e, që do të ndërmerren pas zgjedhjeve në bashkëpuni­m me PS- në. Basha tha se ndryshimi i parë do të jetë ai i sistemit zgjedhor, duke bërë që deputetët të zgjidhen direkt nga populli dhe jo nga kryetarët. “Në Republikën e re ju do të keni në dorë të gjitha fijet e pushtetit. Ndryshimet kushtetues­e që janë pjesë e marrëveshj­es politike, ndryshimi i parë do të bëjë të mundur që këtej e tutje deputetët të zgjidhen drejtpërdr­ejt nga qytetarët dhe jo nga kryetarët. Dhe çdo deputet që nuk mban premtimet, që nuk përfaqëson denjësisht zonën, që nuk u hap derën qytetarëve, nuk do prisni katër vjet, por mund ta shkarkoni në mes të mandatit. Sa më takon mua, i njëjti rregull duhet të përdoret dhe për Kryeminist­rin. Ky është rregull amerikan, që funksionon nga Kalifornia deri në Shtetet më të fuqishme të SHBA”, ka thënë dje Basha në qarkun e Korçës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania