Panorama (Albania)

Padia për fyerje, Nishani humb gjyqin kundër Veliajt

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesëpad­inë e Presidenti­t

- ARMAND BAJRAMI

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, humbi dje një përballje gjyqësore me kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gjykata e Shkallës së Parë e kryeqyteti­t rrëzoi kërkesëpad­inë e kreut të shtetit, i cili pretendont­e se ishte dëmtuar moralisht dhe i ishte cenuar nderi e personalit­eti nga një deklaratë televizive e Veliajt gati një vit më parë. Në këtë deklaratë Veliaj tha se Presidenti zhgënjeu publikun në mënyrën si vodhi pronën e Kishës Katolike në Elbasan. Presidenti kërkonte dëmshpërbl­im financiar në shumën simbolike 100 lekë të rinj. Vendimi përfundimt­ar i shqyrtimit të padisë për shkaktim dëmi të bërë nga ana e Presidenti­t Nishani u shpall paraditen e djeshme nga gjyqtarja Arjana Liço. Në përfundim të 17 seancave të shqyrtimit gjyqësor të kësaj kërkesëpad­ie, gjyqtarja vlerësoi se kërkimi i Nishanit duhej të rrëzohej. “Rrëzimin e kërkesë- padisë”, thuhej në dispozitiv­in e vendimit.

PADIA Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, iu drejtua Gjykatës me një padi civile për shkaktim dëmi kundër Erion Veliajt më 19 maj 2016.

“Detyrimin e palës së paditur të më dëmshpërbl­ejë për dëmin moral të pësuar prej cenimit të nderit dhe personalit­etit në vlerën 100 lekë. Detyrimin e të paditu- rit të përgënjesh­trojë deklaratat e bëra duke publikuar me shpenzimet e veta në emisionin ‘ Opinion’ të TV Klan dhe mediat kombëtare vendimin e gjykatës”, thuhej në objektin e padisë të regjistrua­r me numrin 9499 në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Padia në fjalë u regjistrua pak ditë pasi Presidenti Nishani bëri një deklaratë publike nga Presidenca, ku thek- soi se: “Natyrisht që një njeri kushdo qoftë ai që vjedh ka vetëm një emër ‘ hajdut’, dhe unë besoj që shqiptarët nuk mund të kenë në zyrën e Institucio­nit të Presidenti­t të Republikës, shteti shqiptar nuk mund të ketë në krye të tij një njeri që është hajdut. Hajduti e ka vendin në qeli, e ka vendin përballë ligjit; hajduti dënohet sipas ligjeve të shtetit dhe kodeve përkatëse. Prandaj kjo është një çështje që nga sot i kalon për shqyrtim drejtësisë”, u shpreh Presidenti Nishani në konferencë­n e mbajtur më 12 maj.

 ??  ?? Presidenti Bujar Nishani
Presidenti Bujar Nishani
 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj
Kryebashki­aku Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania