Panorama (Albania)

MAKINA, NË EMËR TË SHTETASIT B. Q.

- ETLEVA DELIA Ardiana Hoxha

Dy të rinj, mbështetës dhe pjesëmarrë­s aktivë në fushatën e Partisë Socialiste, u arrestuan mbrëmjen e së enjtes në Kavajë.

Policia njoftoi se arrestimi i tyre ishte kryer në zbatim të vendimit të Gjykatës së Kavajës, që ditën e enjte kishte vendosur masën e sigurisë "arrest me burg". Ata akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Të arrestuari­t janë Ramadan Shabani dhe Enred Duka, të dy 28- vjeçarë. Por kjo ngjarje, edhe pse në dukje një operacion rutinë e Policisë së Tiranës, është komentuar edhe politikish­t, duke marrë shkas nga automjeti me të cilin ata lëviznin në momentin e ndalimit. Bëhet fjalë për një makinë tip "Audi", me targa AA 202 NO, që sipas disa qytetarëve të Kavajës, është në pronësi të ish- kryetarit të Partisë Socialiste atje, Gentjan Daja. Të paktën kështu e ka denoncuar në rrjetin social "Facebook", ish- kryeminist­ri Sali Berisha, duke iu referuar "qytetarit dixhital". Bashkëngji­tur denoncimit, Berisha ka publikuar edhe foto të momentit të arrestimit të dy të rinjve, ku duken forcat e Policisë që kanë rrethuar automjetin tip "Audi", që sipas Berishës është në pronësi të Gentjan Dajës. E për të përforcuar denoncimin e tij, disa orë më vonë, ish- kryeminist­ri publikoi edhe një fotografi, ku dy të arrestuari­t shfaqeshin duke drekuar me ish- kreun e PS- së së Kavajës. Megjithatë, burime nga Policia thanë dje se makina nuk është në Ndonëse qytetarët e Kavajës kanë denoncuar në adresë të ish- kryeminist­rit Sali Berisha se makina ku u kapën dy të rinj për drogë është në pronësi të Gentjan Dajës, Burime nga Policia thanë se mjeti është në pronësi të një qytetari me inicialet B. Q. Policia ka verifikuar lejen e qarkullimi­t të këtij automjeti, të lëshuar më datë 11 maj 2017 dhe ajo rezulton në emër të këtij personi. pronësi të Gentjan Dajës, por të një qytetari nga Tirana.

ARRESTIMI

Policia e Tiranës njoftoi mbrëmjen e së enjtes se specialist­ët e Komisariat­it të Kavajës, në bashkëpuni­m me shërbimet e Forcës së Posaçme Operaciona­le të kryeqyteti­t kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Ra- madan Shabani, 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe Enred Duka, 28 vjeç, banues në Kavajë. "Për shtetasit e sipërpërme­ndur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin e datës 01.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë ' Arrest me burg', për veprën penale ' Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e', parashikua­r nga Neni 283/ 2 i Kodit Penal", tha zyrtarisht Policia.

DENONCIMI I BERISHES

Pas arrestimit të dy të rinjve në Kavajë, Sali Berisha ka denoncuar në "Facebook" lidhjet e tyre me ish- kreun e Partisë Socialiste atje, duke postuar dy denoncime bashkë me fotografi. "' Audi' i kapur mbrëmë është pronë e Gentjan Dajës, por për arsye që dihen nuk e ka regjistrua­r në emrin e tij personal, por në emër të shoferit të tij personal dhe të familjes, i cili quhet Bledar Qerosi, i cili ka qenë dhe shofer i Kuvendit në shërbim të ish- deputetit socialist. Në këtë foto Gentjan Daja me 2 djemtë që u kapën me kokainë Rem Shabani dhe Redi Duka", është denoncimi i parë që Berisha ka postuar duke iu referuar "qytetarit dixhital". "Makina e Gentjan Dajës, ' Audi' me targa AA 202 NO, drejtohet nga Shabani, i cili është mik i ngushtë i Gentjan Dajës. Fotot më poshtë janë bërë pas aksionit ku u gjet drogë në makinën e kreut të PS", thuhet në denoncimin tjetër të Berishës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania