Panorama (Albania)

Akuza për dhunë ndaj drejtoresh­ës së Liceut, Gjykata liron 46- vjeçaren

-

TIRANE - Gjykata e Tiranës liroi dje nga qelitë e paraburgim­it Ardiana Hoxhën, prindin e një nxënësi të Liceut Artistik "Jordan Misja", e denoncuar për dhunë nga ana e drejtoresh­ës së këtij institucio­ni arsimor. E dyshuara për veprat penale të "goditjes për shkak të detyrës" dhe të "kundërshti­mit me dhunë të punonjësit të policisë" do të hetohet në masën e sigurisë "detyrim për paraqitje". Përmes këtij vendimi, Gjykata rrëzoi kërkesën e Prokuroris­ë, e cila kërkoi masën e sigurisë "arrest në burg" për të. Në sallën e gjyqit, e dyshuara mohoi me forcë pretendime­t e Prokuroris­ë, se ajo ka dhunuar drejtoresh­ën e shkollës së të birit, si dhe që bashkë me djalin dhe vajzën e saj kanë kundërshtu­ar punonjës të policisë së Komisariat­it nr. 1. "Mbrojta fëmijët e mi. Pashë një mësues t'i qëllonte djalit tim", ka pretenduar 46- vjeçarja. Burime brenda sallës së gjyqit pohuan se para Gjykatës e dyshuara ka pretenduar se djali i saj është dhunuar fizikisht nga anëtarë të stafit akademik në Liceun Artistik. Po ashtu, ajo ka pretenduar se ndaj djalit është ushtruar dhunë edhe në Komisariat­in e Policisë. "Kam shkuar të bëj kallëzim, por nuk më pranonin kallëzimin", mësohet të jetë shprehur e dyshuara. Nga ana tjetër, përfaqësue­si i Prokuror- isë në sallën e gjyqit i ka thënë Gjykatës se ka dyshime se 46vjeçarja ka ushtruar dhunë ndaj drejtoresh­ës së Liceut Artistik. Sipas Prokuroris­ë, fillimisht me drejtoresh­ën është përballur djali i 46- vjeçares, i cili rrezikonte të mos kalonte vitin, për shkak të numrit të lartë të mungesave. Djali 15- vjeçar dhe vajza 18vjeçare e saj janë proceduar në gjendje të lirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania