Panorama (Albania)

Plagosja e fëmijëve në pishinë, hetim menaxherit

-

TIRANE - Hetimet e Policisë së Tiranës kanë konstatuar se shkak i plagosjes së 8 fëmijëve në një kompleks pishinash në zonën e Saukut, ka qenë shkelja dhe mosrespekt­imi i rregullave të mbrojtjes në punë. Për këtë arsye ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj menaxherit të hotelit ku ndodhi ngjarja, 43- vjeçarit me iniciale A. V. "U referuan materialet në Prokurorin­ë e Tiranës, për shtetasin A. V, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë menaxher, pasi dyshohet se te pishinat e një hoteli, duke mos marrë masat në pishinë, janë dëmtuar 8 fëmijë të mitur, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë", tha dje Policia. Fëmijët e moshave nga 14 deri në 16 vjeç u plagosën pasditen e së enjtes në një kompleks me pishina në zonën e Saukut, në Tiranë. Burime nga Policia thanë se vetëm njëri prej fëmijëve ka pësuar një frakturë në këmbë, ndërsa gjendja shëndetëso­re e të tjerëve paraqitet më e stabilizua­r, vetëm me disa plagë të lehta. Ngjarja ndodhi rreth orës 15: 30, te hotel "Eklips", në Rrugën e Elbasanit, në zonën e Saukut. "Janë dëmtuar 8 fëmijë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës për një mjekim më të specializu­ar, jashtë rrezikut për jetën", tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, te hoteli kanë shkuar shërbimet e Komisariat­it nr. 1, që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërsa fëmijët e plagosur janë transportu­ar me autoambula­nca për të marrë ndihmën e parë në Spitalin e Traumës. Policia tha se nga hetimet paraprake rezulton se fëmijët e dëmtuar kanë qenë në radhë duke pritur te dërrasa e trampolinë­s për të kryer rrëshqitje­n drejt pishinës, por dërrasa është thyer duke sjellë rrëzimin e fëmijëve, të cilët kanë rënë mbi njëri- tjetrin. Të dëmtuarit ndodheshin në pishina të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre. "Fëmijët janë të grupmoshës 14- 16 vjeç dhe nuk janë të organizuar nga shkolla apo ndonjë aktivitet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje", tha dje Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania