Panorama (Albania)

"E vrava se do të spërkaste rrushin e helmoheshi­n dhitë"

- BORSH/ SHPRESA DINE

Zbardhet dëshmia e autorit që qëlloi për vdekje me armë gjahu dy ditë më parë të moshuarin në Borsh.

Dëshmia e 57- vjeçarit Sokrat Xhuveli ka lënë të habitur edhe oficerët që e kanë marrë në pyetje, kur ai ka deklaruar se e kishte vrarë fqinjin pasi ai do spërkaste dhitë e mund t'i helmoheshi­n dy dhitë e tij. Sipas asaj që 57vjeçari ka deklaruar në polici, ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje që ai e viktima Et'hem Brahimaj patën pasi ky i fundit nuk e ka dëgjuar për të mos spërkatur hardhitë e rrushit, pranë të cilave ndodhej kasollja e dhive të tij. "E vrava sepse donte të spërkaste rrushin dhe mund të më helmoheshi­n dhitë. Ai nuk më dëgjoi dhe ne patëm një grindje me njëri- tjetrin. Më pas mora armën dhe e qëllova në banesën e tij duke e vrarë. Nuk doja ta vrisja pasi më shumë po kërkoja ta trembja, por ai mbeti i vdekur, ka deklaruar Xhuveli. Ai akuzohet për vrasjen me dashje të fqinjit të tij, 78- vjeçarit Et'hem Brahimaj. Sipas të dhënave nga banorë të fshatit, rezulton se autori i krimit është një person që jetonte thuajse i vetëm. Pas divorcit, prej gati tri vitesh Xhuveli endej rrugëve të fshatit, ndërsa fëmijët i ka në emigracion. Sipas të dhënave, ai nuk kishte asnjë marrëdhëni­e as me të afërmit. Në Borsh njihej si konsumues alkooli dhe shumë herë madje kishte krijuar konflikte të çastit edhe me banorë të tjerë. Ndërkohë vikti- ma mësohet se ishte baba i gjashtë fëmijëve dhe në fshat njihej si një person jo problemati­k dhe i respektuar. Sipas Policisë, mes autorit dhe viktimës kishte edhe një lidhje krushqie, pasi mbesa e Xhuvelit është nuse në familjen e të ndjerit Brahimaj. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ku, pas një konflikti mes tyre, Xhuveli ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë gjahu. Më pas ai e ka qëlluar të moshuarin dy herë me armë gjahu, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhersh­me.

 ??  ?? Viktima Et'hem Brahimaj
Viktima Et'hem Brahimaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania