Panorama (Albania)

Kapet i treti për tritolin: Grupi i porositur me pagesë

Policia: Të dyja ngjarjet të porositura, dyshojmë për pronësi

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

Arrestohet i dyshuari i tretë si i lidhur me vendosjen e lëndës eksplozive për dy pronarët e lokaleve në Elbasan.

Astrit Sinanaj, 38 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet si bashkëpunë­tor i shtetasve Gentian Kllogjri dhe Thanas Thomai. Sinanaj u prangos nga Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vendosjen e tritolit poshtë makinës së Fatmir Lumshit dhe në lokalin e Besnik Brakës, ngjarje të ndodhura më 6 dhe 22 maj. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se edhe pse janë ndaluar nga Policia si të dyshuar për vendosjen e eksplozivi­t, asnjë nga tre të ndaluarit nuk e ka pranuar këtë akuzë. Ato e kanë mohuar faktin se kanë qenë autorë të dy ngjarjeve. Pavarësish­t kësaj, ndaj tyre rëndojnë akuzat "shkatërrim i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë" dhe "prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". Ndërsa policia dyshon se në të dyja rastet tritoli mund të jetë vendosur nga i njëjti grup që funksionon me porosi kundrejt pagesës. Por hetimet vazhdojnë për këtë rast dhe vetë Policia është e rezervuar në dhënien e informacio­neve. Mësohet se i arrestuari i dy ditëve më parë, Gentian Kllogjri, është lënë i lirë dje nga Gjykata e Elbasanit gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë për shkak të mungesës së provave. Ndaj tij është caktuar masa "detyrim paraqitjej­e". Ndërsa për të arrestuari­n tjetër, Thanas Thoma, Gjykata pritet të vendosë në ditën e sotme. Vendosja e eksplozivi­t poshtë automjetit të Fatmir Lumshit dhe në lokalin e Besnik Brakës, sipas Policisë, ka ardhur për shkak të konfliktev­e me motive çështje pronësie. Palët e konfliktua­ra me këta dy shtetas dyshohet se kanë porositur vendosjen e eksplozivi­t për ta si mjet presioni. Lumshi është pronar i një lokali nate në Elbasan, ndërsa për shumë vite ka jetuar si emigrant në Itali. Ndërsa Braka është pronar i një restoranti në qendër të Elbasanit dhe rezulton se është person me precedentë penalë, pasi më parë është dënuar me 14 vite burg për trafik droge, municiones­h dhe armëmbajtj­e pa leje. Policia nuk përjashton mundësinë që konfliktet e dy pronarëve të lokaleve mund të kenë lidhje edhe me të kaluarën e tyre jashtë Shqipërisë. Braka ka jetuar për një periudhë kohe në Gjermani, prej nga ku u ekstradua në vitin 2013.

 ??  ?? Policia duke çaktivizua­r tritolin e vendosur poshtë makinës dhe në lokal
Policia duke çaktivizua­r tritolin e vendosur poshtë makinës dhe në lokal
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania