Panorama (Albania)

Gjobë 10 mijë euro shkodranes, mbetet në qeli "i forti" me "Tuareg"

-

TIRANE - Gjykata për Krimet e Rënda caktoi dje masën e sigurisë "arrest në burg" për Taulant Neçajn, "i forti" që tentoi t'i shpëtonte arrestimit më 30 maj në Tiranë, duke përplasur me mjetin e tij "Tuareg" tri mjete të tjera. Neçaj u la në qeli si i dyshuar për tri vepra penale, atë të "shtrëngimi­t me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", "kundërshti­mit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "shkatërrim­it të pronës". Sipas Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, ai dyshohet se ka shtrënguar një vajzë nga Shkodra për t'i dhënë 10 mijë euro. Në kallëzimin e saj, e reja ka pohuar se është kontaktuar prej Neçajt përmes rrjeteve sociale. Më tej, ai e ka kërcënuar se nëse nuk i dorëzonte 10 mijë euro, do t'i publikonte asaj në internet foto intime. Pasditen e vonë të së martës, ai u konstatua nga policia duke qarkulluar me një automjet "Tuareg" në zonën e "Don Boskos", në drejtim të rrethrrotu­llimit të "Zogut të Zi", në Tiranë. Një patrullë policie i ka bërë shenjë të ndalojë dhe ai është bindur. Në momentin që policët i kanë kërkuar të ushtrojnë kontroll, ai i ka dhënë gaz mjetit duke hipur në trotuar, më pas në rrugë, në krah të kundërt të rrethrrotu­llimit të "Zogut të Zi", lëvizje në sens të kundërt, duke goditur disa mjete. Menjëherë në ndjekje janë vënë forcat e Shërbimit të Forcës së Posaçme dhe Operaciona­le, të cilat kanë bërë të mundur pas ndalimit të automjetit "Tuareg", ndjekjes me këmbë, kapjen dhe arrestimin në rrugën "Pandi Dardha", në "Market Q....." të shtetasit Taulant Neçaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania