Panorama (Albania)

Gerta e “BB” e la të hapur mundësinë për rikthimin te Denisi, por tani ka gjetur të dashur të ri në Norvegji

-

Gerta u njoh me Denisin nga Elbasani në audicionet e “Big Brother 9”. Qëndrimi mashkullor dhe pamja e jashtme e shtynë agjenten e marketingu­t të afrohej më shumë me studentin e “Marrëdhëni­eve me Publikun”. Ata ishin çifti i parë që lanë lojën, dhe pas përfundimi­t vendosën të ndaheshin “live” në spektakël, duke rënë dakord të dy se kjo lidhje kaq e pati. Pas eliminimit nga loja, në një intervistë për gazetën “Panorama” pyetjes se sa e mundur është që një ditë të rikthehesh­in çift edhe në jetë, Gerta iu përgjigj: “Kemi qenë çift, jeta është e gjatë, nuk i dihet kurrë!”. Me këtë përgjigje ajo e la të hapur mundësinë për t’u rikthyer me djalin brun që u bë çift për lojë, por jeta e saj duket se tashmë ka marrë tjetër rrjedhë. Pak ditë më parë ish- banorja e “Big Brother” është një nga vajzat më aktive në rrjetet sociale, e cila pas ndarjes së bujshme me Denisin, duket se ka gjetur sërish dashurinë. Prej disa ditësh ish- banorja ka udhëtuar drejt Norvegjisë, ku po kalon ditë të bukura me një mashkull në Norvegji, identiteti­n e të cilit ka vendosur ta mbajë sekret. Ajo ka postuar disa foto me të, që dëshmojnë se është duke jetuar një lidhje vërtet të bukur, por pa dhënë shumë detaje. E pyetur nga gazeta “Panorama” se ku janë njohur dhe sa serioze e sheh këtë lidhje, Gerta u shpreh se do të flasë në një moment tjetër. “Është e vërtetë që jam në një lidhje të re, por nuk jam ende gati për të folur”, tha ajo. Me sa duket, ajo ka vendosur të flasë kur të bindet rreth kësaj historie të re dashurie, të nisur pas famës që mori në “Big Brother”. Sa për lojën çift me Denisin, ajo e komentoi: “Të jesh në ato kushte, ku je gjithë kohës nën vëzhgim, është siklet edhe nëse je vetëm. Por me partnerin tim ndihesha më komode, sepse e dija që kisha dikë përkrah dhe që më jepte më shumë shtysë për të vazhduar”. Sa për riskun më të madh të të qenit çift në atë shtëpi, ajo u përgjigj: “Duhet të tregohesh shumë e matur në lëvizjet që bën, pasi aty të gjithë janë konkurrent­ë dhe një lëvizje e vogël, një veprim i vogël, ata e përdorin për të bërë lojën e tyre, përçajnë çiftin me komente të tipit: ‘ Ajo ka qejf atë’, ‘ Ky ka qejf këtë’. E sado të kesh besim te partneri apo partnerja, prapë do të ketë debat mes çiftit”. Në lidhje me jetën e saj jashtë shtëpisë, ajo shprehet: “Jeta ime vazhdon normalisht pranë familjes dhe shoqërisë sime. Me Denisin kishim ide të ndryshme për jetën, komunikojm­ë ndonjëherë për diçka që ka lidhje me ‘ Big’- un, por vetëm kaq e asgjë më tepër”. Le të shohim nëse me të dashurin e ri, një djalë simpatik e me fizik elegant, Gerta do të hedhë ndonjë hap më serioz në marrëdhëni­en e tyre.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania