Panorama (Albania)

Ju tregoj nëse Danjeli do ta mbështesë Fotininë në ëndrrën për t’u bërë aktore

-

Ata i kanë kërkuar falje njëri- tjetrit për sjelljet deri tani. Si do ta komentonit Fotininë si nusen e vëllait dhe a mendoni se impulsivit­eti i Danjelit do ta dëmtojë martesën?

Fotinia, vajza që na surprizon çdo ditë e më shumë. Karakter i fortë, vajza e dashur, e sjellshme, e kulturuar, me një botë të madhe shpirtëror­e. Pastaj, e pastër, punëtore, vajzë për shtëpi… ( qesh). Po të citoja Danjelin: “Sikur jam ulur dhe të kam programuar vetë siç të doja”… Dhe është po Fotinia që ia ka dalë të kurojë më së miri edhe impulsivit­etin e Danjelit.

Fotinia, nusja e vëllait, a është e bukur mjaftueshë­m për Danjelin?

Fotinia është e bukur në pamje, por edhe më e bukur në shpirt.

Pas daljes nga loja, si do të vazhdojë jeta e tyre? Si mund ta përballojë martesën Danjeli, duke qenë se është student në Fakultetin e Drejtësisë?

Për jetën pas “Big Brother” do të vendosin ata vetë. Edhe pse student, Danjeli gjithnjë ka punuar. Tani përgjegjës­itë do të jenë më të mëdha, kështu që edhe ata të dy do të duhet të impenjohen fort. Ne do të jemi si gjithmonë mbështetja e tyre më e madhe.

Nga ana tjetër, Fotinia, me profesion agjente shitjesh, ka shprehur dëshirën se ka hyrë në “Big Brother” me shpresën që të bëhet aktore. Mendoni se do ta mbështesë Danjeli bashkëshor­ten e tij për t’i hyrë botës së artit?

Unë mendoj që ata do të jenë mbështetës të njëri- tjetrit gjithmonë. Për sa i kemi parë këto kohë së bashku brenda formatit, mbështetja që ata i japin njëri- tjetrit dhe besimi i plotë që kanë te njëri- tjetri në çdo situatë është ajo që i bën ata të dallueshëm nga të tjerët.

Është folur nga mediat se të dy vijnë nga histori të trishta sentimenta­le. Fotinia ka humbur të dashurin në një aksident dhe Danjeli i ka dhënë fund para se të hynte në “BB” historisë së dashurisë së adoleshenc­ës. Mendoni se do të ndikojë e shkuara në lidhjen e tyre aktuale?

Njeriu duhet të dijë të lërë të shkuarën pas e të ecë drejt së ardhmes me hapa të sigurt. Ata janë të dy të rritur, të pjekur ( edhe më shumë nga vështirësi­të e kaluara), e sigurisht që do të dinë të ecin së bashku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania