Panorama (Albania)

Drogë për familjet mafioze në Sicili, kapet bosi i kanabisit mik i Elton Çiçës

KUSH ESHTE RENATO ÇAUSHI, NEN HETIM PREJ DY VITESH

-

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg pa afat dje shtetasin Andrea ( Renato) Çaushi, i akuzuar për trafikim ndërkombët­ar të narkotikëv­e në bashkëpuni­m më shumë se një herë.

Ky i fundit është arrestuar dy net më parë në Tiranë me kërkesë të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, pas një hetimi më se 2- vjeçar ndaj tij. Mësohet se në momentin e arrestimit, Çaushi është kapur në një automjet të blinduar. Hetimi dhe aksioni i arrestimit janë kryer në bashkëpuni­m të ngushtë mes Prokuroris­ë shqiptare dhe autoritete­ve më të larta të Prokuroris­ë italiane. Ditën e djeshme, personazhi që mësohet se ka aktivitet edhe në biznes, ka dalë në gjykatë ku është bërë njoftimi i masës së sigurisë arrest me burg pa afat, që ishte vendosur në mungesë të biznesmeni­t para se ai të arrestohej. Kërkesa për caktimin e masës së sigurisë nga ana e Prokuroris­ë është bërë pas hetimeve të koordinuar­a në Shqipëri dhe Itali. Në vendin tonë mësohet se janë mbledhur prova për lidhjen e biznesmeni­t me kultivimin e lëndëve narkotike në Jug të Shqipërisë. Ndërsa në Itali, autoritete­t vendase kanë mbledhur prova që kanë të bëjnë me sasitë e drogës që kanë mbërritur atje, pasi dyshohet se janë nisur nga rrjeti i Andrea ( Renato) Çaushit.

HETIMI

Bëhet me dije se hetimi i Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda është koordinuar muajt e fundit edhe me autoritete­t e Prokuroris­ë italiane, që kanë sjellë prova e informacio­ne në lidhje me faktin se biznesmeni Çaushi furnizonte rregullish­t me kanabis dy familje në zonën e Sicilisë, në Itali. Hetimi i zhvilluar prej më se dy vitesh ndaj Çaushit, mësohet se ka evidentuar të dhëna që tregojnë se ai ka pasur një miqësi të afërt me Elton Çiçën, person i vrarë në maj 2016, në Tiranë, në një atentat me armë brenda lokalit ku po qëndronte. Nga hetimet është zbuluar edhe fakti se biznesmeni Andrea ( Renato) Çaushi dyshohet si një nga personat kryesorë që kontrollon­te kultivimin e kanabisit në Jug të Shqipërisë dhe veçanërish­t në zonën e Tepelenës. Gjatë aksionit antidrogë të kryer me urdhër të Prokuroris­ë, mësohet se policia ka arrestuar edhe shtetasit Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin. Ata akuzohen për një rast të ndodhur në vitin 2016, kur një ngarkesë rreth 600 kilogramë kanabis u kap në zonën e Lagunës së Vilunit para se të nisej për trafikim drejt Italisë.

TRAFIKU I DROGËS

Shtatë persona të tjerë mendohet se kanë qenë pjesë e këtij hetimi të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda në një prej rasteve kur kjo linjë e trafikut ka tentuar të kalojë drogë drejt Italisë. Ata janë dënuar në vitin 2016. Referuar vendimit të shpallur, të pandehurit Mikel Hoxha, Ervis Sulo dhe Indrit Rraja u dënuan me nga 12 vjet heqje lirie. I pandehuri Mirjan Vitaj u dënua me 11 vjet burg, ndërsa të pandehurit Leonidha Dhimojani, Alfred Syli dhe Kristjan Çokaj u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie. Sipas Prokuroris­ë, të pandehurit në role të ndara kanë siguruar sasinë e lëndës narkotike, e kanë magazinuar dhe më pas kanë tentuar trafikimin e saj drejt Italisë. Ata u zbuluan në momentin që e ngarkuan drogën në një mjet lundrues. Personat që ishin në tokë u ndaluan nga ana e policisë, ndërsa shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Guardia di Finanza- s u vunë në ndjekje të skafit. Për shkak të ndjekjes policore dhe humbjes së kontaktit me bashkëpunë­torët, drejtuesi i mjetit lundrues e hodhi sasinë e lëndës narkotike në det. Sasia u gjet në dy vende të ndryshme më 30 shtator dhe 1 tetor 2014. Sasia e parë u gjet në vendin e quajtur "Rana e Hedhun", midis Lagunës së Vilunit ( Velipojë). Sasia tjetër, 15 çanta me 97 pako droge, u gjet të nesërmen në vendin e quajtur "Grykëderdh­ja e Bunës".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Droga e kapur në vitin 2014
Droga e kapur në vitin 2014

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania