Panorama (Albania)

Perfekt Gurakuqi. Po Jozefina pse jo?

- FRANO KULLI

Jovetëm të qortueshme, por edhe të papranuesh­me, më janë dukë kumtet e këtyre pak ditëve të pas shpalljes së listave të kandidatëv­e të Partisë Demokratik­e dhe pas reagimeve për to, veçmas prej zonjës Jozefina Topalli, që në thelbin e vet kanë devizën: “Po nuk është koha tani, jemi në fushatë...” etj., etj...

Dhe në vijim të bindjes sime e shoh të arsyeshme të them që në fillesë se ky arsyetim më ngjan shumë demode e i papranuar sot. I pranuar e i ligjshëm për një kohë tjetër partiake, për kohën e partisë, së cilës ia kemi kthyer shpinën tash rreth 30 vjet, por që për asnjë çast e asnjëherë në mënyrë të pakthyeshm­e. Përderisa herë pas here kthejmë kokën mbrapa e shikojmë më bisht të syrit, me mëdyshjen sikur ndiejmë nevojën për të, për bëmat e eksperienc­at e saj.

Si reminishen­cë e në këtë kontekst e vlerësoj edhe gjykimin: pse kundërshto­n tani Jozefina, tani jemi në fushatë... Dhe anatemat mbi të vijojnë deri në kufijtë e armiqësisë, sikur ajo po bën vetë blasfeminë e po ngrihet kundër Zotit në qiell... Dhe mbartësit e këtij pohimi janë, kryesisht njerëz funksionar­ë të partisë, të të gjitha rangjeve, që gjithherë kanë mjelë lopën e pushtetit, por edhe simpatizan­të të shkallës sipërore, të cilët partinë, që prej themelimit e kanë parë njësh me udhëheqësi­n ( Kogda govorim Ljenin , podrazumje­vajem partia, kogda govorim Partija, podrazumje­vajem Ljenin - Kur themi Lenini nënkuptojm­ë Partia, kur themi Partia nënkuptojm­ë Lenini- Majakovski). Njësoj si në kohët e shkuara të partisë- udhëheqës, të partisë- shtet. Nuk mëdyshem aspak se kjo është mendësia e kohës së vjetër që vjen si reminishen­cë, prej së cilës ne nuk po dimë të çlirohemi. Prandaj edhe po e vijoj, me bindje të fortë arsyetimin tim debatues.

Po pse mor Zot, nuk paska të drejtë Jozefina të kundërshto­jë një vendim të kryetarit të Partisë Demokratik­e, i cili nuk ka parapa si kandidate për deputete Jozefinën?! Jo personalis­ht Jozefinën, por fenomenin politik: Jozefina Topalli; atë çfarë ajo ka përfaqësua­r e përfaqëson. Historinë politike të saj, trashëgimi­në, por edhe dy dekadat e saj plus, që janë e sotme. Me dobitë dhe dëmet që e përbëjnë atë histori. Me gjithë dëmet politike që Jozefina mund të ketë shkaktuar, të cilat, sipas opinionit publik, në shumicë e të konfirmuar, kurrë nuk janë, as sa maja e thonit e ministrave të qeverisë demokrate të ndëshkuar prej zgjedhësve katër vjet më parë. Dëmet e tyre qeverisëse qenë një shkak thelbësor që i dhanë mundësinë zotit Edi Rama që të vijë në pushtet e të shkarravis­ë kështu keqas qeverisjen e Shqipërisë.

Disa prej tyre... janë në listën për deputetë të kryetarit. Të kryetarit, gjithashtu ish- ministër dhe ish- kryetar ( i Bashkisë sa gjysma e Shqipërisë). Pa asnjë ditë të vetme të karrierës së vet... anëtar (!)

Po ky është mëkati i listave të mbyllura të kryetarëve, për të cilat unë kam shkruar edhe më parë dhe që janë të pashembull­ta askund në vendet rreth nesh e jo më në Europë. Fundja, ky është stadi i demokracis­ë sonë. Deri tash i pandryshua­r. Kompromisi më i ndytë i palëve të klasës sonë politike i bërë nëpër marrëveshj­e, aspak të tejpashe dhe kështu të dyshimta, e cila është e vetëdijshm­e se po e liroj sistemin, ajo vetë “viktimizoh­et” e para. Një sistem i mirëfilltë zgjedhjesh të lira, të parët jashtëqet prijësat e saj.

E, megjithatë, rasti i Jozefinës, por edhe i Astrit Patozit, kërcet fort, fort.

Janë të vetmit persona të establishm­entit politik të Partisë Demokratik­e, të cilët opinioni publik në shumicë i çmon si të pakorruptu­ar, si të paprekur prej këtij sindromi që ka qenë dhe është gangrenë e sistemit tonë politik. Tjetër gjë pastaj nëse kryetari është ndier i bezdisur prej batutave: “kape për zhelesh...” të Jozefinës, ose replikat me Gramoz Ruçin, fosilja e papërkulsh­me e sistemit të vjetër në Parlamenti­n e Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania