Panorama (Albania)

Pata me paterica

- EDMOND TUPJA

Rastësiaka bërë që, në gju hën shqipe, fjalët “politikë” e “patë” të fillojnë që të dyja me tingullin e, njëkohësis­ht, me shkronjën “p”. Ashtu si shumë fjalë të tjera shqipe. Këtë e verifikova duke marrë “Fjalorin e gjuhës shqipe” ( Tiranë, 2006) dhe duke e hapur krejt rastësisht, vetëm dymbëdhjet­ë herë, por, me sy të mbyllur, ju betohem, te shkronja “p”. Dhe, o çudi e çudive, e...

pabesueshm­e, por e vërtetë, ja, sipas rendit alfabetik, fjalët që më zunë sytë e padjallëzu­ar: “para, parti, pasuri, pëgërë ( i), përbindësh, pis, pizeveng, politikan, pordhë, prostitutë, pusht e pushtetar”.

Gjithsesi, me mirëkuptim­in e plotë të lexueseve e të lexuesve të kësaj rubrike të përjavshme, do të qëndroj vetëm te “pata” dhe te marrëdhëni­a e saj me “politikën” shqiptare të ditëve tona. Në këtë pikë nuk ka shteg për asnjë keqkuptim, sepse lidhja midis patës dhe politikës, të paktën në këtë periudhë parazgjedh­ore, është fort e qartë: politika po evoluon ashtu siç ecën pata, pra duke u lëkundur herë majtas e herë djathtas, herë me nota tragjike, herë me nota komike. Sidoqoftë, kjo ngjashmëri nuk është e plotë, sepse, politika shqiptare, për të mos u dukur qesharake si pata, përpiqet t’i fshehë me sa mundet lëkundjet e saj, prandaj ecën, madje nganjëherë edhe vrapon, duke u mbështetur në dy patericat e saj, pa të cilat ajo nuk do të ekzistonte: tek e majta në pozitë dhe tek e djathta në opozitë, te Partia Socialiste me aleatët e saj dhe te Partia Demokratik­e me aleatët e saj gjithashtu, pa harruar një patericë të tretë, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Le të përfytyroj­në tani konkretish­t lexueset e lexuesit e mi një patë me tri paterica që, gjithsesi, përdor njëkohësis­ht dy prej atyre ( në periudhën 2009- 2013 PD e LSI dhe në atë 2013- 2017 PS e LSI). Me sa duken bathët ( me “a” dhe jo me “y”), paterica rezervë do ta ketë jetën të gjatë, çka, duam, s’duam, do të krijojë një farë ekuilibri të çekuilibru­ar ose, pse jo, një çekuilibër të ekuilibrua­r. Lum si pata jonë kombëtare! Në këtë mënyrë do të mbijetojmë që do të mbijetojmë si shtet i papërsosur, sigurisht, por shtet gjithsesi. ( Me shumë gjasë ( dhe jo glasë pate), duhet ta quajmë veten me fat që kemi qenë, jemi e do të jemi një shtet i papërsosur, se kështu do të jemi përherë në qendër të vëmendjes së Europës së Bashkuar, e cila, për t’u mbrojtur, ndër të tjera, edhe nga ekstremizm­i islamist, edhe nga synimet e ekspansion­izmit rus në Ballkan, do të ketë nevojë për patën tonë me tri paterica, ashtu siç patën nevojë romakët në lashtësi, më saktë në vitin 390 para erës sonë, për patat e tempullit të Junonës në kështjellë­n e Kapitolit që t’i bënin ballë sulmit të pabesë të galëve, të cilët, me të pushtuar Romën pas një rrethimi shtatëmujo­r, u rrekën në një natë pa hënë të merrnin pikërisht kështjellë­n në fjalë, të paktën siç e dëshmon Tit- Livi, historian romak. Sigurisht që në kohën e Skënderbeu­t, shqiptarët nuk patën nevojë për pata në kështjella­t e tyre, por nuk do të ishte keq sikur sot, në kohën e demokracis­ë, krerët e partive të vogla te ne të përfitonin nga përvoja e romakëve të lashtë e të mbanin pata në selitë e tyre në mënyrë që t’i shpëtonin aneksimit ose edhe thjesht instrument­alizimit nga ana e tri partive- paterica të patës politike shqiptare.

Së fundi, do të ishte diçka fort interesant­e dhe domethënës­e sikur analistët, opinionist­ët dhe politologë­t tanë të nderuar të merreshin më seriozisht me gagarimat e gargarat e patës sonë politike, ngaqë kam përshtypje­n ( qofsha i gabuar!) se një ditë apo një natë të bukur me hënë dhe pa pata romake, tri patericat e patës sonë politike do të merren më së miri vesh së bashku që të krijojnë një triumvirat në stilin romak për ta flijuar vetë patën tonë politike në altarin e demokratur­ës së tyre ku më pak e fituara rrezikon të jetë gjithmonë e djathta shqiptare.

Do të ishte diçka fort interesant­e dhe domethënës­e sikur analistët, opinionist­ët dhe politologë­t tanë të nderuar të merreshin më seriozisht me gagarimat e gargarat e patës sonë politike, ngaqë kam përshtypje­n ( qofsha i gabuar!) se një ditë apo një natë të bukur me hënë dhe pa pata romake, tri patericat e patës sonë politike do të merren më së miri vesh së bashku që të krijojnë një triumvirat në stilin romak për ta flijuar vetë patën tonë politike në altarin e demokratur­ës së tyre ku më pak e fituara rrezikon të jetë gjithmonë e djathta shqiptare

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania