Panorama (Albania)

Rama me operatorët turistikë: Taksa 6%, më e ulëta në rajon

“Reforma në Drejtësi, ndihmë për ekonominë e punësimin”

-

Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë në qytetin e Përmetit deklaroi se falë mbështetje­s së qeverisë në këtë sektor, Shqipëria ka taksën më të ulët në rajon.

“Taksa e turizmit u bë 6% tani dhe praktikish­t e kemi më të ulëtën në rajon, sepse taksa e mëparshme ishte e rëndë. Shpresoj që do të na ndihmojë me formalizim­in. Duke mos pasur më fshehje klientësh që flenë nëpër hotele. Energjia elektrike është ulur për familjarët, por është rritur për biznesin, është e vërtetë, por të gjitha hap pas hapi, sepse nuk mund të bëj çdo gjë përnjëherë­sh”, deklaroi Rama gjatë takimit me operatorët turistikë. Sipas kreut të qeverisë, një mbështetje e madhe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri do të jetë edhe Reforma në Drejtësi dhe efektet që ajo do të japë. “E rëndësishm­e është që kemi mundësi t’i japim ekonomisë dhe punësimit një shtysë shumë të fortë në 4 vitet e ardhshme, sepse do të na ndihmojë shumë Reforma në Drejtësi. Ajo reformë në pamje të parë duket sikur nuk ka lidhje, por është 100% e lidhur me ekonominë. Çlirimi i peshës, ankthit, pasigurisë, tensionit që krijojnë gjykatat nga ideja se e nis biznesin, por nesër mund të humbash gjithçka, është çlirim shumë i madh”, theksoi kreu i qeverisë. Kryeminist­ri Rama kujtoi se qyteti i Përmetit është shembulli më i mirë i efekteve që ka dhënë projekti i Rilindjes urbane. Sipas Ramës, para vitit 2013, operatorët turistikë kishin kapacitete, por nuk kishin turistë, ndërkohë që me zhvillimin e qytetit ky raport është përmbysur.

“Sapo ne kemi filluar zbatimin e projektit të Rilindjes urbane, menjëherë kanë filluar shenjat e lëvizjes në Përmet. Fluksi i turistëve që vijnë janë në rritje. Tani vjen inversi. Deri dje kishte kapacitet maksimal pritjeje, por nuk kishte fluks, tani fluksi kapërcen kapaciteti­n”, tha kreu i qeverisë. Rama u kërkoi operatorëv­e turistikë të mos funksionoj­në të vetëm, por të ndërthurin bizneset e tyre për të krijuar një pamje të plotë për ata që vijnë në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania