Panorama (Albania)

Mehmetaj e LSI- së: Shkarkimet janë shantazh ndaj administra­tës publike

- Kejdi Mehmetaj

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka quajtur si hakmarrje dhe shantazh politik vendimet e ministrave teknikë për të shkarkuar drejtorët e LSI- së. Nënkryetar­ja e LSI- së, Kejdi Mehmetaj, tha dje se LSI-ja ka bërë kallëzim penal për shpërdorim detyre për ministren e PS- së, Milva Ekonomi, ministrin teknik të PD- së, Gazmend Bardhi, ministren e Arsimit, Xhuljeta Kërtusha, dhe zv. kryeminist­ren Ledina Mandija. “Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë kallëzim për fillimin e ndjekjes penale për shpërdorim detyre të ministrave: Milva Ekonomi, Gazmend Bardhi, Xhuljeta Kërtusha dhe të zëvendëskr­yeministre­s Ledina Mandija, në cilësinë e kryetares së Task- Forcës së ngritur nga qeveria, që në shkelje flagrante të ligjit, në mënyrë arbitrare dhe në mungesë të plotë të transparen­cës, kanë nisur një fushatë hakmarrjej­e dhe shantazhi ndaj punonjësve të nivele të ndryshme në administra­tën publike. Pikërisht për ta shpërdorua­r Task-Forcën për hakmarrje politike, nuk është përfshirë në të asnjë prej ministrave që vijnë nga radhët LSI- së”, tha dje Mehmetaj. Sipas nënkryetar­es së LSI- së, të gjithë të shkarkuari­t do të rikthen në postet e tyre pas zgjedhjeve të qershorit. “Duke theksuar se për LSI-në është i rëndësishë­m zbatimi i ligjit, ne denoncojmë publikisht fushatën e hakmarrjes dhe të kërcënimit politik ndaj njerëzve të administra­tës publike, të cilët më 26 qershor do të kthehen të gjitha në vendet e tyre të punës, njësoj siç ndodhi me të gjithë ata që Lulzim Basha i largoi padrejtësi­sht nga puna para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe që pas fitores së LSI-së u rikthyen të gjithë vendet e tyre të punës. Në emër të LSI- së ju bëj thirrje të gjithë punonjësve të administra­tës të larguar padrejtësi­sht nga puna, por edhe shumë të tjerëve që janë përfshirë në listat e zeza të marrëveshj­es së errësirës, që të mos ndihen të frikësuar, sepse koha e hakmarrjes shtetërore për shkak të bindjes politike apo shprehjes së lirë të mendimit ka perënduar një herë e përgjithmo­në”, tha nënkryetar­ja e LSI.

Për LSI- në është i rëndësishë­m zbatimi i ligjit. Ne denoncojmë publikisht fushatën e hakmarrjes dhe të kërcënimit politik ndaj njerëzve të administra­tës publike, të cilët më 26 qershor do të kthehen të gjitha në vendet e tyre të punës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania