Panorama (Albania)

VENDIMMARR­JA

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, gjatë takimit elektoral që zhvilloi dje në Kavajë për zgjedhjet e 25 qershorit kërkoi edhe mbështetje për kandidatin e PD- së, Isa Sakja, në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë.

Basha ironizoi PS- në, duke kujtuar se brenda pak javësh kanë ndërruar disa kandidatë për zëvendësim­in e Elvis Rroshit në krye të Bashkisë së Kavajës. “E pashë në mitingun ku prezantuan atë kandidatin tjetër, që i ndërrojnë si kuajt e lodhur. E pashë. Nuk kishte çfarë thoshte në mes të Kavajës. Ka veshur tuta, bën estradë, bën karikatura me elefantë, me zebra, me cjep, me dele. Prisni të bëjë edhe vertikalen, vetëm e vetëm që të mos bëjë asnjë bilanc, vetëm e vetëm që ta fshijë nga mendja e njerëzve premtimin për 300 mijë vende pune”, tha Basha. Kreu i PD- së i kujtoi kryeminist­rit se po jeton në një Shqipëri virtuale, duke u bërë thirrje shqiptarëv­e të votojnë për PDnë. “Mbete duke udhëtuar nga një ndjekje futbolli në një ndeshje basketboll­i. Nga një ekspozitë në Stamboll në një në Nju Jork. Kjo është Shqipëria virtuale, ndërsa kjo ku jam unë është Kavaja reale. Më 25 qershor do të votoni numrin 3 për kryetar Kreu i PD- së deklaroi nga Durrësi se ka ardhur koha e llogaridhë­nies për politikanë­t që e sorollatën vendin. “Koha ka ardhur që një grusht politikanë­sh, të cilët e sollën vërdallë këtë Shqipëri për 25 vite me radhë, ta lëshojnë vendin dhe politika t’i japë rrugë forcës së pakthyeshm­e të qytetarëve”, u shpreh Basha. bashkie. Ndryshimi i sistemit politik është thirrja e ëndrrës tuaj 27- vjeçare për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa. Marshoni me mua drejt 25 qershorit. Bëjeni natën ditë për fitoren vendimtare të Kavajës”, u shpreh kreu i opozitës. Basha premtoi se vendimi i parë që do të marrë në drejtimin e qeverisë do të jetë ulja e TVSH- së dhe e taksave, të cilat aktualisht shkojnë në xhepat e oligarkëve. “Vendimi im i parë do të jetë ulja e TVSH- së, ulja e taksave me qindra milionë euro që përfunduan këto 4 vite në xhepat në oligarkëve, do të kthehen në xhepat tuaja, në rritje të konsumit, në rritje të xhiros, në rritje të ekonomisë dhe vende pune. Rini e Kavajës, 10 mijë studentë në vit do të kenë të paguar nga Republika e re stazhin, praktikën mësimore, praktikën për vendet e punës me 200 mijë lekë të vjetër në muaj për 1 vit me radhë. Kjo do të jetë ura që do t’ju çojë nga bankat e shkollës te vendet e punës”, tha Basha. Në prezantimi­n e programit ekonomik të PD- së, Basha u zotua se do të punojë që t’u japë qytetarëve shqiptarë mundësitë që atij i janë dhënë në vendet e Europës. “Kam jetuar në Europë, jam shkolluar në Europë, kam luftuar dhe ndërtuar suksesin tim në Europë. Mund të kisha qenë atje duke jetuar jetën time, duke shijuar jetën time. Por jam këtu sepse borxhi që kam ndaj këtij vendi pret të shlyhet. Jam këtu se mundësitë që mua m’u ofruan t’i ketë nesër çdo i ri dhe çdo e re e Durrësit, çdo i ri dhe çdo e re e Shqipërisë. Kjo është beteja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania