Panorama (Albania)

“Rezultati i LSI- së, problem për partitë e mëdha”

Meta: Shqipëria të ndahet njëherë e mirë me diletantët

-

Presidenti i zgjedhur dhe ish- kreu i LSI- së, Ilir Meta, deklaroi gjatë një takimi elektoral me gratë në Lushnjë se LSI- ja do të dalë forcë e parë. Gjatë fjalës së tij, Meta iu është përgjigjur edhe kritikave të ardhura kryesisht nga Partia Demokratik­e, duke i kujtuar se e nisën betejën në çadër dhe përfunduan në çadrën e oligarkëve. “LSI forcë e parë për të gjithë që u çmendën nga politikanë­t e çadrave, që e nisin te çadra e lirisë dhe e mbyllin te çadra e oligarkisë. LSI forcë e parë për vajzat dhe për djemtë tuaj në Lushnjë, dhe në të gjithë Shqipërinë që të kenë një të ardhme të sigurt në Shqipërinë tonë të dashur dhe kjo e ardhme e sigurt kërkon më 25 qershor LSI- në forcë të parë për një drejtim të ri, që ul taksat dhe hap vende të reja të punës. Për një drejtim të ri të qeverisë, të mençur, me vizion, me përgjegjsh­mëri dhe me gjithëpërf­shirje”, deklaroi Meta. Ish- kreu i LSI- së ka kërkuar nga votuesit të ndëshkojnë me votë partitë e mëdha, të cilat po hedhin baltë mbi LSI- në. “U bëj thirrje të gjitha grave, të gjitha nënave, të gjitha vajzave këtu në Lushnjë, që çdo ditë me këtë mesazh pozitiv të LSI- së të trokasin pranë kujtdo dhe të kërkojnë që të gjithë t’i bashkohen më 25 qershor këtij transformi­mi të pandalshëm që do të sjellë jo vetëm renditja të parët në fletën e votimit, por edhe kutia e votimit më 25 qershor, në mënyrë që Shqipëria të ndahet njëherë e mirë me diletantët, të cilët mendojnë se mund të frenojnë shpërbërje­n morale dhe elektorale të partive që kanë duke goditur me baltë LSI- në”, u shpreh presidenti i zgjedhur. Meta theksoi se shqetësimi që ka ngjallur rezultati që pritet të marrë LSI- ja është problem i partive të mëdha. Sipas tij, puna kryesore e anëtarëve të LSI- së është të përcjellin mesazhin për taksat, bujqësinë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. “Ky dëshpërim i thellë në të cilin ata kanë hyrë është një problem i tyre dhe i partive që përfaqësoj­në. Sfida jonë është që deri më 25 qershor të çojmë kudo mesazhin e LSI- së për taksat mbi të ardhurat, për taksat mbi biznesin, për taksat për bujqësinë, për gjithçka që ndihmon rritjen e të ardhurave tuaja, që ndihmon mbijetesën dhe zhvillimin e çdo biznesi tuaj, që ndihmon hapjen e vendeve të reja të punës, që ndihmon lehtësimin e kostove të jetesës, që ndihmon ngritjen dhe zhvillimin e bujqësisë të industrisë agro- përpunuese”, tha Meta.

 ??  ?? Meta dje në Lushnjë
Meta dje në Lushnjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania