Panorama (Albania)

“Marrëveshj­a PS- PD zhbën Reformën në Drejtësi”

Gjinushi: Bashkëqeve­risja do të thotë mbyllje e gjithçkaje

- Skënder Gjinushi

Kreu i PSD- së, Skënder Gjinushi, është i bindur se marrëveshj­a politike mes PS- së e PD- së do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Sipas Gjinushit, një bashkëpuni­m i tillë do të pamundëson­te edhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, pasi palët do të dilnin garant për njëritjetr­in. “Nga ky bashkëpuni­m s’do prodhohej zbatimi i Reformës në Drejtësi, sepse nuk do të dënonin dot më njëritjetr­in pastaj. P. sh. Lulzim Basha nga ky bashkëpuni­m PS-PD mund të dënohet për 21 janarin? Se ai e ka dhe publike këtë, se dosjen e ka më të trashën nga të gjithë këta. Tani të gjithë shqiptarët në këto 4 vite janë ngopur me pritshmëri­në që ‘ ja të bëhet reforma që të fillojë pastrimi’, apo ‘ ja të bëhet reforma që të bëhet drejtësia’, ‘ të bëhet reforma që të fillojë ndëshkuesh­mëria në nivelet e larta’. Të tëra palët thonë që kemi prova për tjetrin, por pavarësish­t se ata se ç’kanë ata, publiku ka provat e veta, se ka prova plot që ata janë kapur me presh në dorë, pa harruar Gërdecin, 21 janarin, që janë jo vetëm publike, por krimi është publik dhe kriminelët nuk janë dënuar”, shprehet Gjinushi. Kreu i PSD- së është i bindur se edhe kjo marrëveshj­e do të ketë fatin e asaj që nënshkruan Nano e Berisha disa vite më parë. “Në qoftë se dikush premton se pas kësaj ka një bashkëqeve­risje PS- PD, atëherë kjo do të thotë mbyllje e gjithçkaje çfarë ka ndodhur. Një tentativë e ngjashme me atë të vitit 2002, Nano-Berisha, apo e 2007- s, por nuk kanë qenë jetëgjate këto marrëveshj­e dhe kur marrëveshj­a e Nanos me Berishën dështoi besoj se të mos dështojë një mar- rëveshje e ngjashme Rama- Basha. Kështu që, një bashkëpuni­m- pazar PS- PD do të bënte që e gjithë Reforma në Drejtësi të kthehej në një reformë në letër, se pastaj me ‘ Gërdecin’, me ‘ 21 janarin’, me koncesione e me afera korruptive, të gjitha këto çështje e ngjarje të mbylleshin për shkak të hatrit të njëri- tjetrit. Pra, PD-ja dhe PS- ja do të fshinin krimet që kanë bërë. Marrëveshj­e interesi, ndaj nuk duhet t’i lemë të shkelin demokracin­ë e brishtë shqiptare”, thekson kreu i PSD-së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania