Panorama (Albania)

KANDIDATËT E KUALIFIKUA­R PËR KLGJ- NË

-

1. Arben Prifti. Ka detyrime tatimore në vijimësi, afati i pagesës së të cilave sipas legjislaci­onit në fuqi përfundon në datën 20.07.2017. Për këtë arsye, nuk ka ulje pikësh. Vlerësimi final mbetet i njëjtë me atë të Komisionit AD- Hoc pranë Avokatit të Popullit, 77 pikë.

2. Fatos Lazimi. Ka detyrime tatimore në vijimësi, afati i pagesës së të cilave sipas legjislaci­onit në fuqi përfundon në datën 20.07.2017. Për këtë arsye, nuk ka ulje pikësh. Vlerësimi final mbetet i njëjtë me atë të Komisionit AD- Hoc pranë Avokatit të Popullit, 75.7 pikë.

3. Sokol Lamaj. “Studio Ligjore Lamaj”: me detyrime tatimore një pjesë e të cilave falen sipas ligjit 33/ 2017, ndërsa pjesa tjetër ka afat pagese deri në datën 20.07.2017. Për këtë arsye, nga rivlerësim­i i ulen 3 pikë. Vlerësimi përfundimt­ar është 75.63 = 72.6pikë.

4. Genti Sinani. Nuk ka detyrime tatimore të pashlyera, vlerësimi i njëjtë me atë të Komisionit Ad- Hoc, me 72.6 pikë.

5. Arben Vani: nuk ka detyrime tatimore të pashlyera, vlerësimi i njëjtë me atë të Komisionit Ad- Hoc, me 70.6 pikë.

6. Alban Toro. Nuk ka detyrime tatimore të pashlyera dhe nuk ka ulje pikësh. Vlerësimi për këtë kandidat mbetet i njëjtë me atë të dhënë nga Komisioni Ad- Hoc pranë Avokatit të Popullit, 66.4 pikë.

7. Saimir Vishaj. Ka detyrime tatimore në vijimësi, afati i pagesës së të cilave sipas legjislaci­onit në fuqi përfundon në datën 20.07.2017. Për këtë arsye, nuk ka ulje pikësh. Vlerësimi final mbetet i njëjtë me atë të Komisionit AD- Hoc pranë Avokatit të Popullit, 64.8 pikë.

8. Fatmira Luli. Me detyrime tatimore, një pjesë e të cilave falen sipas ligjit 33/ 2017, ndërsa pjesa tjetër ka afat pagese deri në datën 20.07.2017. Për rrjedhojë, nga rivlerësim­i i ulen 3 pikë. Në total, vlerësimi me pikë shkon në 60.3 pikë.

9. Gëzim Allaraj. Rezulton me detyrime tatimore, të cilat falen për shkak të ligjit 33/ 2017, ndërsa detyrimet tatimore të tjera në vijimësi kanë afat pagese deri në 20.07.2017. Për rrjedhojë, nga rivlerësim­i i ulen 3 pikë. Në total vlerësimi me pikë shkon në 51.5 pikë

10. Sinan Tafaj. Referuar shkresës së DPT- së, rezulton se ka detyrime tatimore të pashlyera, por që falen sipas ligjit 33/ 2017. Duke pasur parasysh që kandidati është përfitues i statusit të të verbrit, në bazë të ligjit 8098/ 1996 “Për statusin e të verbrit”. Referuar nenit 4 të këtij ligji, personat që përfitojnë statusin e të verbrit janë të përjashtua­r nga të gjitha tatimet e drejtpërdr­ejta. Mbi sa më sipër për këtë kandidat nuk është aplikuar ulja në pikë për kriterin e përgjegjsh­mërisë dhe besueshmër­isë.

KANDIDATËT E SKUALIFIKU­AR 1. Aleksandër Raspopi. Kandidati nuk plotëson kushtin ligjor të vjetërsisë në punë, pasi nuk përmbush periudhën 15 vjet përvojë në profesion si jurist.

2. Arben Spaho. Kandidati nuk plotëson kushtin ligjor të vjetërsisë në punë, pasi nuk përmbush periudhën 15 vjet përvojë në profesion si jurist. Gjithashtu, kandidati ka mungesa të theksuara dokumentac­ioni për të vërtetuar përmbushje­n e kushteve ligjore.

3. Ismail Uka. Kandidati nuk plotëson kushtin ligjor të vjetërsisë në punë, pasi nuk përmbush periudhën 15 vjet përvojë në profesion si jurist.

4. Simon Vorfi. Nga verifikimi i dokumentac­ionit të bërë nga Komisioni i Pavarur Ad-Hoc pranë Avokatit të Popullit rezulton se kandidati nuk përmbush kushtin ligjor të parashikua­ra nga germa “g” e pikës 3 të nenit 19 të ligjit nr. 115/ 2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Mosplotësi­mi i këtij kushti është konfirmuar nga shkresa nr. 153, datë 24.03.2017, e paraqitur nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Ish- Sigurimit të Shtetit.

5. Vjollca Pustina. Kandidatja nuk plotëson kushtin ligjor të vjetërsisë në punë, pasi nuk përmbush periudhën 15 vjet përvojë në profesion si juriste.

6. Ermir Mema. Nga verifikimi i dokumentac­ionit të paraqitur rezulton se kandidati plotëson kushtin e përvojës prej të paktën 10 viteve si avokat, ndërkohë që nuk plotësohet kushti i vjetërsisë prej 15 vitesh në profesion si jurist.

7. Betula Toto. Kandidati nuk plotëson kriteret prej 15 vjet vjetërsi në profesioni­n e juristi bazuar në germën “d” të pikës 3 të nenit 19 të ligjit nr. 115/ 2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania