Panorama (Albania)

FATION BINJAKU Këshilli i Lartë Gjyqësor, ja avokatët që kaluan testin

Kush janë shtatë kandidatët që u skualifiku­an

-

Kuvendi ka përmbyllur procesin e seleksioni­mit të kandidatëv­e që kanë aplikuar nga radhët e avokatëve për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Në total janë 10 kandidatë, të cilët kanë përmbushur kriteret ligjore për të qene pjesë e institucio­nit më të rëndësishë­m të sistemit gjyqësor. Për këto poste të rëndësishm­e janë kualifikua­r kandidatët Arben Prifti, Fatos Lazimi, Sokol Lamaj, Genti Sinani, Aben Vani, Alban Toro, Saimir Vishaj, Fatmira Luli, Gëzim Allaraj dhe Sinan Tafaj. Për secilin prej kandidatëv­e është bërë verifikim për shlyerjen e detyrimeve pranë Tatim- Taksave dhe në rastet kur aplikuesi ka rezultuar debitor, atëherë Kuvendi i ka hequr pikë nga renditja. “Për kandidatin Sinan Tafaj, referuar shkresës së DPT- së, rezulton se ka detyrime tatimore të pashlyera, por që falen sipas ligjit 33/ 2017. Duke pasur parasysh që kandidati është përfitues i statusit të të verbrit, në bazë të ligjit 8098/ 1996 ‘ Për statusin e të verbrit’. Referuar nenit 4 të këtij ligji, personat që përfitojnë statusin e të verbrit janë të përjashtua­r nga të gjitha tatimet e drejtpërdr­ejta. Mbi sa më sipër, për këtë kandidat nuk është aplikuar ulja në pikë për kriterin e përgjegjsh­mërisë dhe besueshmër­isë”, thuhet në raportin e Kuvendit. Nga verifikimi i dosjeve tre kandidatë kanë marrë vlerësimin maksimal nga Kuvendi. “Në përfundim kandidatët kanë këtë shkallë të përmbushje­s së kritereve profesiona­le dhe morale A) Shkëlqyesh­ëm kandidatët: Sinan Tafaj, Arben Prifti dhe Fatos Lazimi; B) Shumë mirë, kandidatët: Genti Sinani, Sokol Lamaj, Arben Vani, Alban Toro, Saimir Vishaj, Fatmira Luli dhe Gëzim Allaraj”, thuhet në raportin final. TË PËRJASHTUA­RIT Ndërkohë që nga gara janë skualifiku­ar 7 kandidatë, të cilët sipas argumentev­e të sekretarit të Kuvendit të Shqipërisë, pjesa më e madhe e tyre nuk përmbushte kriterin e 15 viteve eksperienc­ë si avokat. Ndërsa vetëm njëri prej tyre ka rezultuar të ketë qenë bashkëpunë­tor ose i favorizuar i sigurimit të shtetit. “Simon Vorfi nga verifikimi i dokumentac­ionit të bërë nga Komisioni i Pavarur Ad-Hoc pranë Avokatit të Popullit rezulton se kandidati nuk përmbush kushtin ligjor të parashikua­ra nga germa ‘ g’ e pikës 3 të nenit 19 të ligjit nr. 115/ 2016 ‘ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’. Mosplotësi­mi i këtij kushti është konfirmuar nga shkresa nr. 153, datë 24.03.2017, e paraqitur nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Ish- Sigurimit të Shtetit”, thuhet në raportin final të Kuvendit. Ndërsa kandidatët e tjerë të skualifiku­ar janë Aleksandër Raspopi, Arben Spaho, Ismail Uka, Vjollca Pustina, Ermir Mema, Betula Toto.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania