Panorama (Albania)

Afati i ri, edhe katër ditë për të aplikuar për kredi të lehtësuar nga Bashkia

Anisa Ruseti: Aplikimet për thirrjen e parë mbyllen të enjten, brenda muajit qershor shpallim fituesit

-

Qytetarët e pastrehë që kanë aplikuar për kredi të butë përpara muajit mars kanë edhe katër ditë afat për të ribërë dokumentet nga e para që të mos digjen.

Në një bisedë për gazetën, drejtoresh­a për Mbrojtjen dhe Përfshirje­n Sociale në Bashki, Anisa Ruseti, bën me dije se të enjten e javës që vjen mbyllen aplikimet për programin e subvencion­imit të kredive, ndërsa po punohet paralelish­t me shqyrtimin e dosjeve të depozituar­a deri më tani. Sipas Rusetit, numri i aplikimeve ka shkuar në 1500, prej të cilave 1100 janë aplikime të reja, ndërsa 400 kanë riaplikuar. Ashtu siç është premtuar më herët, procesi i përzgjedhj­es së fituesve parashikoh­et të përmbyllet brenda muajit qershor me 1 mijë fitues. Por në rast të mosplotësi­mit të numrit të dosjeve të rregullta dhe që meritojnë të përfitojnë nga programi, do të ketë një thirrje të dytë për aplikime.

Për pak ditë mbyllet thirrja e parë e Bashkisë për qytetarët që duan të përfitojnë kredi të lehtësuar. Sa aplikime janë bërë deri më tani?

Janë 1100 aplikime të reja, pra njerëz të cilët më përpara nuk i ishin drejtuar Bashkisë Tiranë për të përfituar sub- vencionimi­n e interesave të kredisë, ose ishin drejtuar në 2016- n. Përveç tyre, janë edhe 400 riaplikime, për të cilat dosja ka qenë te ne dhe është njoftuar për mungesë dokumentac­ioni ose ka pasur interes nga individi për të riaplikuar. Pra, 1100 janë ato që kanë filluar pas datës 8 maj, kur ne kemi shpallur zyrtarisht çeljen e programit. Për rifreskimi­n e dokumentev­e për ata që kanë aplikuar përpara datës 7 mars, i kemi njoftuar të gjithë me telefon që të vijnë të paraqiten.

Qytetarët kanë aplikuar për lloje të ndryshme apartament­esh, duke filluar nga garsoniere deri në 3+ 1. Çfarë përqindjej­e do të zërë secila prej tyre?

Nuk ka një ndarje të tillë, pasi struktura e banesës shkon paralelish­t me strukturën e familjes dhe nivelin e të ardhurave. Kështu që kjo është shumë specifike për çdo familje, sa nuk mund ta themi apriori që ne kemi kaq apartament­e 1+ 1 apo garsoniere. Është shpejt për të dalë në statistika, sepse fluksin më të madh e presim nga e hëna deri të enjten, pasi treçereku i njerëzve e lënë aplikimin për ditët e fundit.

Sa i takon përzgjedhj­es, si do të procedohet me dosjet e dorëzuara?

Komisioni i strehimit merr në shqyrtim të gjitha dosjet. Procesi është i tillë: deri të enjten, në datën 8 qershor, mbledhim aplikimet e të interesuar­ve. Ndërkohë drejtoria e strehimit ka filluar të marrë në konsiderat­ë të gjitha dosjet që janë depozituar në Bashkinë Tiranë. Pasi kalon filtri i parë, drejtoria e strehimit i çon komisionit të strehimit të gjitha dosjet, të cilat plotësojnë kriteret dhe kushtet për ta përfituar, si dhe të gjitha dosjet, të cilat janë për mungesë dokumentac­ioni ose për mosplotësi­min e kritereve, si: të ardhurat, mungesa e hipotekës së origjinës apo një sërë gjërash të tjera. Komisioni i merr në shqyrtim të dyja llojet e kategorive, pra dhe ato që miratohen, dhe ato që nuk miratohen, dhe del me vendimin për t’ia çuar për propozim Këshillit Bashkiak.

Kur parashikoh­et të shpallet lista e fituesve?

Ne kemi filluar nga shqyrtimi i dosjeve në mënyrë që t’u lëmë sa më pak kohë njerëzve të presin deri në daljen e vendimit, qoftë ky pozitiv apo negativ. Në gjykimin tonë, rëndësi ka që personat të informohen për procesin nëse janë fitues apo jo. Shpresojmë që deri në fund të qershorit të kemi një vendim.

Nëse nuk kemi 1 mijë fitues me thirrjen e parë të aplikimeve, si do të veprohet?

Ne kemi deri më tani 1500 aplikime, por kjo nuk do të thotë që të gjitha janë fituese. Në momentin që do të dalë lista e parë e përfituesv­e, e cila do të miratohet në Këshill Bashkiak dhe nëse nuk janë 1 mijë përfitues, do të dalim me një thirrje tjetër. Numri maksimal i përfituesv­e të programit parashikoh­et në projektven­dimin e miratuar në Këshill Bashkiak, si dhe në marrëveshj­en me bankën e nivelit të dytë.

Bashkia subvencion­on interesat për 80% të vlerës për shtëpi në një kohë maksimalis­ht 20 vite. A mund të dalë një individ përtej këtyre kufijve? Nëse jo, çfarë ndodh nëse ai nuk tregohet korrekt me pagesën?

Kjo është një marrëveshj­e që individi pastaj do ta bëjë me bankën. Sepse ne vërtet dalim garant për 20 vjet, por nëse një individ do që ta shtyjë apo ta afrojë nivelin e kreditimit, mund ta bëjë vetëm falë marrëveshj­es së tij me bankën. Në momentin që personi nuk do të ketë aftësi paguese për të shlyer kredinë, sigurisht që do ta ndërpresë këtë marrëdhëni­e me bankën, si dhe me ne, pasi nuk mund të paguajmë interesa për një banesë, e cila nuk i shkon më individit në nevojë.

 ??  ?? Anisa Ruseti, drejtoresh­a për Mbrojtjen e Përfshirje­n Sociale në Bashki
Anisa Ruseti, drejtoresh­a për Mbrojtjen e Përfshirje­n Sociale në Bashki

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania