Panorama (Albania)

Ktheu hotelin në "bordello", pranga pronarit në Tiranë

-

TIRANE - Një hetim i nisur nga Prokuroria e Tiranës për vjedhjen e një çante me 3500 euro në një hotel në Tiranë, zbuloi një rrjet prostituci­oni. Një pjesë e personave janë dënuar pak kohë më parë, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim edhe pronarin e hotelit, të akuzuar për "Mbajtje të lokaleve për prostituci­on". Ngjarja ka ndodhur pasi në gusht 2015, shtetasi E. L. dhe disa miq të tij kanë qëndruar në hotelin "Papi", në Tiranë, në dhoma të ndryshme. Në mëngjes, në dhomën e shtetasit E. L. është paraqitur shtetasja M. Dalti, e cila i ka sugjeruar të merrte një vajzë, e cila ushtronte prostituci­on në atë hotel. Shtetasi E. L. nuk ka pranuar, por gjithsesi, sipas deklarimit të tij, shtetasja M. Dalti është paraqitur sërish në dhomën e tij, së bashku me dy vajza. Sërish, sipas deklarimit, shtetasi E. L. nuk ka pranuar "shërbimet seksuale" të vajzave. Pas kësaj bisede, ai ka konstatuar se në dhomë i mungonte çanta e dorës, në të cilën gjendeshin 3500 euro. Ai ka bërë kallëzim penal në polici, e cila nisi veprimet proceduria­le dhe referoi rastin në prokurori. Pas kallëzimit, Policia e Prokuroria bënë një këqyrje në hotel dhe nga ky veprim u zbulua edhe aktiviteti që ushtrohej aty. Nga hetimet e Prokuroris­ë së Tiranës, ende nuk është identifiku­ar me prova të plota personi përgjegjës për vjedhjen e parave, por ndërkohë hetimet u zhvilluan edhe për faktin penal të ushtrimit të prostituci­onit në atë hotel. Nga të dhënat hetimore, rezultonte se hoteli ishte në pronësi të shtetasi Përparim Xhelili, por që ia kishte dhënë në përdorim shtetases M. Dalti. Kjo e fundit, në hotel, ndërmjetës­onte me klientët për t'u ofruar disa vajza, të cilat kryenin "shërbime seksuale". Në bazë të veprimeve proceduria­le, në kuadër të hetimit për vjedhjen e parave, u arrestuan në flagrancë shtetasja M. Dalti, për veprën penale të "Shfrytëzim­it të prostituci­onit". Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi F. Gecaj, roje në hotel, për "moskallëzi­m krimi". Ky i fundit ishte në dijeni të veprimtari­së së paligjshme në hotel, por e mohoi para organit procedues. Dy shtetasit e mësipërm janë dërguar për gjykim dhe më tej janë dënuar për veprat për të cilat akuzoheshi­n. Gjithashtu është shpallur fajtore edhe shtetasja I. D., për veprën penale të "Prostituci­onit". Në gjykim, të pandehurit deklaruan se hoteli ishte në pronësi dhe shfrytëzoh­ej nga pronari i tij i ligjshëm, Përparim Xhelili. Pra, pavarësish­t se ishte deklaruar se hoteli përdorej nga shtetasja M. Dalti, në fakt, i dyshuari Xhelili organizont­e punën në hotel, përfshirë edhe sigurimin e kushteve për prostituim­in. Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e shtetasit Përparim Xhelili, i dyshuar për "Mbajtje të lokaleve për prostituci­on". Ky i fundit rezulton se është dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe për të njëjtin hotel. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim kërkesën për shtetasin Xhelili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania