Panorama (Albania)

Denoncon mjekët: Përgjegjës për vdekjen e foshnjës sime

Fëmija 6- muajsh i vdekur në barkun e nënës, nis hetimi

- VLORE

Një 36- vjeçar ka paditur dje mjekët e madje edhe maternitet­in e Vlorës, duke i akuzuar për vdekjen e foshnjës së tij në muajin e gjashtë të shtatzënis­ë.

"Mjekët nuk na sqaruan çfarë kishte ndodhur dhe pse ka ndodhur, na thanë se fëmija kishte një javë i vdekur në barkun e nënës. Të hetohen mjekët", është shprehur në polici i riu, duke i akuzuar ata si shkaktarë

Sipas të dhënave të Policisë, dje është paraqitur në komisariat shtetasi me inicialet F. H. Ai ka vënë në dijeni blutë se pak ditë më parë, bashkëshor­tja e tij kishte humbur fëmijën, ndërsa ka akuzuar mjekët se nuk e kanë sqaruar siç duhej në lidhje me ngjarjen, por edhe për ecurinë e shtatzënis­ë së të shoqes 31- vjeçare.

Mjaft i ngarkuar psikologji­kisht për ngjarjen e ndodhur, i riu ka kërkuar hetime. Ai nuk ka qenë në gjendje të japë emra konkretë, por ka hedhur akuza ndaj maternitet­it e bluzave të bardha si përgjegjës të humbjes së fëmijës së tij. Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por 36- vjeçari i është drejtuar vetëm dje policisë, ku edhe ka kryer kallëzimin. Policia bëri të ditur se ka nisur hetimin, ndërsa pritet të merren në pyetje mjekët që kanë asistuar gjatë shtatzënis­ë së 31vjeçares, konsultat që ajo ka bërë, si dhe të gjithë kartelën klinike në lidhje me vizitën e fundit kur e reja ka kryer më datën 27 maj.

"Mjekët nuk na sqaruan çfarë kishte ndodhur dhe pse ka ndodhur, na thanë se fëmija kishte një javë i vdekur në barkun e nënës. Të hetohen mjekët", është shprehur në polici i riu, duke i akuzuar ata si shkaktarë. Ndërkaq, burime nga spitali bënë të ditur se gruaja kishte shkuar në gjendje jo të mirë në spital për të kryer një konsultë. Ajo ka deklaruar se nuk e ndiente më fëmijën të lëvizte. Mjekët kanë kryer vizitën e nevojshme dhe kanë konstat- uar se fëmija rreth gjashtëmua­jsh nuk ishte më në jetë. Shkaku ende nuk është konfirmuar, por sipas bluzave të bardha, nga të dhënat paraprake rezultoi se foshnja kishte të paktën 1 javë i vdekur në barkun e nënës. Fatmirësis­ht kjo e fundit nuk ka pasur komplika- cione që t'i rrezikonin jetën. Pas ndërhyrjes së kryer në maternitet­in e Vlorës, nëna e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ka dalë nga spitali, por vetëm disa ditë pas ngjarjes, babai i foshnjës së vdekur i është drejtuar policisë duke akuzuar mjekët jo vetëm si shkaktarë, por edhe se nuk i kanë sqaruar ata si prindër se çfarë kishte ndodhur dhe se pse fëmija kishte ndërruar jetë.

"Pas kallëzimit, kanë nisur hetimet ku do të studiohen kartelat klinike për të evidentuar se çfarë kanë shënuar mjekët dhe se si është ndjekur nga bluzat e bardha rasti i nënës që humbi fëmijën", bënë të ditur burime nga Policia e Vlorës. Mësohet se dosja tashmë do t'i referohet Prokuroris­ë së këtij rrethi, e cila pritet të marrë në pyetje edhe mjekët e infermierë­t që kanë qenë në turn ditën kur është konstatuar vdekja e fëmijës.

 ??  ?? Spitali i Vlorës
Spitali i Vlorës
 ??  ?? Fidanët e drogës në Lapardha
Fidanët e drogës në Lapardha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania