Panorama (Albania)

Zbulohet gomonia me 700 kg drogë në bord, do të trafikohej në Itali

-

VLORE- Sekuestroh­en rreth 700 kg lëndë narkotike dhe një mjet lundrues, me të cilin do të trafikohej drejt shtetit italian. Operacioni i nisur prej disa ditësh në Vlorë në bashkëpuni­m nga Drejtoria e Policisë Kufitare dhe Migracioni­t, Drejtoria Vendore e Policisë, Reparti Delta Forcë dhe Guardia de Finanza ka bërë të mundur që pas kontrollit të ushtruar në zonën e lumit Vjosë të sekuestroh­et lënda narkotike, e cila ishte bërë gati sipas policisë për t'u transportu­ar drejt brigjeve italiane. Gjatë mesnatës, pas një pune hetimore prej disa ditësh, por edhe në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative, policia ka arritur të gjejë të fshehur në pyll në zonën pranë lumit të Vjosës një gomone, e cila ishte ngarkuar me drogë. Mjeti lundrues tip gomone është gjetur rreth 1 km larg grykëderdh­jes së lumit Vjosë. Në brendësi të gomones u sekuestrua­n gjithsej 67 pako dhe katër çanta, të cilat pas peshimit rezultuan se ishte një sasi prej rreth 685 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Shërbimet e policisë në bashkëpuni­m me njëra- tjetrën kanë vijuar edhe gjatë para- dites së ditës së shtunë, duke krehur zonën tokësore përreth, por edhe atë ujore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Zona përreth lumit Vjosë mbetet edhe një nga terrenet ku trafikantë­t kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike drejt Italisë edhe në periudha të tjera, ndaj mbetet sipas policisë një nga zonat më të kre- hura dhe të kontrollua­ra për goditjen e rasteve të trafikut. Ndërkohë, burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se deri më tani janë shoqëruar pesë persona për të marrë informacio­ne dhe shkuar te zbardhja e ngjarjes, si dhe identifiku­ar se kujt i përkiste mjeti lundrues dhe lënda në të. Po dje policia ka ushtruar kontroll në fshatin Lapardha në Bashkinë Selenicë. Sipas të dhënave, blutë kanë konstatuar 3 parcela të mbjella pranë njëra- tjetrës më bimë narkotike, me gjatësi deri 15 cm, si dhe 48 fidanë të vegjël, të vendosur në kubikë. Nga hetimet ka rezultuar se lënda narkotike ishte e mbjellë në pronë private pranë zonës së quajtur Kodra e Likajve, tokë e cila ishte në pronësi të tre shtetasve, prej të cilëve një u arrestua dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

 ??  ?? Gomonia e sekuestrua­r në grykëderdh­jen e Vjosës
Gomonia e sekuestrua­r në grykëderdh­jen e Vjosës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania