Panorama (Albania)

Brenda "Shtëpisë së Gjetheve"

-

Ndërtuar në vitin 1931, godina fillimisht ka pasur funksionin e një klinike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapos, ndërkohë që fill më pas, gjatë viteve të para të regjimit të ri, ajo u bë një qendër e Sigurimit ( Policia politike) e përdorur për hetime.

Nga viti 1950, ajo u bë zyra qendrore e seksionit Teknik dhe Shkencor të Sigurimit. Shtëpia gjendet në qendër të qytetit, në anën e kundërt të Katedrales Ortodokse, pranë sheshit "Skënderbej" dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë. Në qendër të idesë për transformi­min e kësaj shtëpie në muze është shfaqja në formën "pars pro toto" të kontrollit totalitar dhe kudondodhj­es së tij në një formë origjinale, nëpërmjet përgjimeve dhe spiunimeve elektronik­e nga vendi ku ato kryheshin. Përveç historisë së Shtëpisë dhe funksionev­e të seksionit Teknik dhe Shkencor, muzeu përshkruan fakte dhe dimensione të tjera në lidhje me kontrollin e Policisë Sekrete. Një nga hapësirat e muzeut u dedikohet përgjuesve - mikrofonav­e të fshehur. Një hapësirë është për "Mikrofonat e gjallë", informator­ët. Një hapësirë e tretë i dedikohet paradigmës së "Armikut" ( objekti i përgjimit), si një mit dhe imazh paranojak, si dhe gjithëpërf­shirjes së tij që e bënte të domosdoshë­m gjithëpërf­shirjen e përgjimit.

Një hapësirë e katërt i dedikohet edhe lidhjes midis idesë së armikut të brendshëm dhe armikut të jashtëm, e cila ishte veçanërish­t e rëndësishm­e në Shqipëri për arsye të vetizolimi­t të saj dhe përshkruan përgjimin kundrejt të huajve. Një tjetër hapësirë tregon ambientet e një dhome ndenjjeje tipike shqiptare të viteve ' 70, me dekorime që shihen edhe gjatë hapësirave të dedikuara për përgjuesit dhe të përgjuarit. Një hapësirë tjetër është laboratori teknik dhe shkencor i seksionit që merrej së shumti me zbulimin e fotove dhe filmimet. Kjo është kurora filozofike e idesë qendrore të muzeut, asaj të kontrollit total. Përveç shfaqjes së objekteve autentike të shtëpisë përmban referenca vizive ( pamore) dhe tekstuale të burgut ideal, Panopticon­it, dhe nga këtu tek utopia e botës perfekte, e supozuar si shoqëria socialiste, edhe pse mori formën e një burgu në të gjithë vendin. Ka edhe hapësira të tjera që i janë shtuar rrugës idesë qendrore, në mënyrë që të gjitha hapësirat të flasin me imazhe dhe fjalë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania