Panorama (Albania)

Depresioni, vetëvriten tre persona vetëm në një ditë

Viktimat, dy gra nga Dibra e Fieri dhe një 55- vjeçar në Vlorë

- VLORE/ FIER/ DIBER

Vetëm në 24 orët e fundit tre persona i kanë dhënë fund jetës në forma të ndryshme. Policia njoftoi dje se viktimë e depresioni­t është bërë një 25- vjeçare në Dibër.

Po për të njëjtin shkak janë vetëflijua­r edhe një grua 46 vjeçe në Fier dhe një 55- vjeçar në Vlorë. Sipas të dhënave, ngjarja në Dibër ndodhi në fshatin Katund i Ri dhe viktima është shtetasja me inicialet S. N. 25vjeçaren e ka gjetur vëllai i saj, i cili ka shkuar në kasollen e bagëtive dhe është shokuar kur ka parë motrën të varur. Familjarët kanë njoftuar policinë, por nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia ka nisur hetimet dhe janë marrë në pyetje familjarët e vajzës për të zbuluar shkakun e ngjarjes, ndonëse paraprakis­ht flitet për gjendje depresioni të vajzës. Blutë nuk përjashtua­n dyshimin se e reja mund të jetë vetëflijua­r për shkaqe të tjera, siç mund të jetë edhe një lidhje e prishur e saj. Por kjo nuk konfirmohe­t zyrtarisht, pasi sipas të dhënave paraprake 25-vjeçarja vuante nga depresioni. Ndërkaq, një tjetër vetëflijim ndodhi në Fier. Policia bëri të ditur se viktima është 46vjeçarja me iniciale D. B., e cila është vetëhelmua­r me fostoksinë në banesën e saj në fshatin Poro. Kanë qenë familjaret që e kanë gjetur në gjendje të rëndë, por edhe pse u transportu­a në spital ndihma e mjekëve nuk ka mjaftuar për ta mbajtur në jetë gruan 46- vjeçare. Policia bëri të ditur se shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë depresioni ose gjendja e vështirë ekonomike. Një tjetër ngjarje e rëndë shokoi banorët e Vlorës dje për shkak se viktima u vetëhodh nga ballkoni i pallatit ku jetonte. Ngjarja ndodhi në lagjen "Pavarësia", ku viktima Fatmir Ruci, 55 vjeç, është hedhur nga kati i pestë i pallatit. Nga hetimet ka rezultuar se ai vuante prej vitesh nga depresioni. Ai jetonte i vetëm me motrën e tij, pasi ishte i divorcuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 10: 40, ku sipas informacio­neve të policisë 55-vjeçari Ruci është hedhur nga lartësia në një moment që ka qenë i vetëm në banesë. E motra e cila jetonte prej disa vitesh me 55- vjeçarin ishte larguar për momentin nga shtëpia kur ai ka ndërmarrë aktin vetëvrasës. Pas sinjalizim­it të dhënë, policia ka mbërritur në vendngjarj­e dhe nisi hetimet. Pas informacio­neve të marra, rezultoi se i ndjeri vuante nga depresioni dhe se kishte tentuar edhe një herë tjetër më parë për t'u vetëvrarë, duke u vetëhedhur nga banesa, por asokohe kishte arritur të shpëtonte. Mësohet se viktima jetonte vetëm me të motrën në një pallat në lagjen "Pavarësia", pasi rezultonte se ishte i divorcuar. Familjarët e tij jetojnë prej disa vitesh në Itali, ndërsa ai shpërndant­e gazeta nëpër qytet.

 ??  ?? Policia në vendin ku u vetëflijua 55- vjeçari në Vlorë
Policia në vendin ku u vetëflijua 55- vjeçari në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania