Panorama (Albania)

Kundërshto­n dhe tenton të qëllojë me thikë policët, arrestohet i riu

-

FIER- Kundërshto­n punonjësit e policisë dhe i kanos ata duke tentuar t'i qëllojë me thikë, arrestohet 32-vjeçari. Sipas të dhënave të Policisë, specialist­ët për hetimin e krimeve në Komisariat­in e Fierit arrestuan në flagrancë shtetasin Eridjon Gjata, 32 vjeç, banues në lagjen "8 Shkurti". "Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 02.06.2017 ka hedhur sende të banesës së tij në rrugën e lagjes ' 8 Shkurti', Fier, duke krijuar zhurma shqetësues­e, ka bërë sjellje të papëlqyesh­me në vende publike, si dhe ka kundërshtu­ar me dhunë punonjësit e policisë, duke tentuar t'i qëlloi ata me thikë. U sekuestrua thika në cilësinë e provës materiale", thuhej në njoftimin e dhënë dje nga Policia e Fierit. Blutë nuk bënë të ditur detaje për sjellje e veprime konkrete të të riut, por sipas të dhënave kanë qenë fqinj e banorë të tjerë të lagjes, të cilët dhanë sinjalin kur panë se ai po hidhte sendet nga banesa dhe se sjelljet e tij ishin të dyshimta e shqetësues­e për ta. Duke vlerësuar situatën si kërcënuese për ta, banorët kanë telefonuar në sallën operative dhe efektivë të Policisë së Fierit mbërritën menjëherë në vend për të verifikuar sinjalin e dhënë. Por, gjatë përballjes me të riun, ky i fundit i ka kanosur e madje ka tentuar t'i qëllojë ata me thikë. Paraprakis­ht ka dyshime se i riu vuante edhe nga depresioni. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "kundërshti­mi i punonjësit të policisë së rendit publik", "prishje të rendit dhe qetësisë publike" dhe "kanosje", parashikua­r nga nenet 236, 274 dhe 84 të Kodit Penal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania