Panorama (Albania)

Mjeshtër i gdhendjes, kur punimet e drurit kthehen në biznes

Shqiponja dykrenore e dhjetëra simbole të tjera shqiptare tërheqin turistët e huaj

- GJIROKASTE­R/ PIRO NASE

Anastas Petridhi ka mbi 30 vjet që është bërë mjeshtër i gdhendjes në dru, duke realizuar larmi punimesh. Ai e ka nisur këtë zanat që në vitet ' 80.

Në fillim të viteve ' 90 emigroi në Greqi për një jetë më të mirë, ndërkohë që aventura e tij prej gati 3 dekadash përfundoi para pak kohësh, kur Anastasi vendosi të rikthehej në vendlindje. Vendimi i tij për t'u kthyer në Gjirokastë­r nuk ishte i lehtë për të dhe familjen, por me besim e shpresë të madhe për të rivënë në punë zanatin e tij.

"Përvoja ime në profesioni­n e gdhendësit të drurit është mbi 30 vjet. Punën e kam filluar me dëshirë e pasion dhe e kam mësuar në ishNdërmar­rjen Artistike Shtetërore të Gjirokastr­ës. Me ndërrimin e sistemeve kam punuar në Greqi. Jam kthyer dhe mendova të hap një biznesin tim në këtë punë artizanale që ju e shihni edhe sot. Këtu është një zonë muzeale, vizitohet pothuajse nga e gjithë bota. Unë mundohem që të plotësoj të gjitha kërkesat dhe dëshirat e tyre edhe në momentin që ata vizitojnë dyqanin, edhe me një shërbim tjetër që quhet pirografi. Bëjmë disa dedikime dhe personifik­ime në dhuratat që marrin ata sipas dëshirës", shprehet 55- vjeçari Petridhi.

Pas kthimit në vendlindje, ai vendosi të marrë me qira një dyqan në zonën karakteris­tike të Gjirokastr­ës, në Qafën e Pazarit. Aty punon me daltë dhe instrument­e të tjera gdhendjeje, i bindur se vizitorët, kryesisht turistët e huaj, do të tërhiqen nga punimet "handmade", si ndër më të preferuara­t e tyre. Ai zgjedh drurin, që është i qëndrueshë­m, dhe më pas i jep format e ndryshme, të cilat u bëjnë mjaft përshtypje blerësve vendas e të huaj. Këta të fundit nuk mungojnë gjatë gjithë ditës, teksa kureshtjen që kanë për këto objekte e kulmojnë me blerjen e tyre me çmime të arsyeshme për xhepin e tyre. "Ky dyqan ka objekte mjaft të bukura të punuara në mënyrë artizanale, karakteris­tike, që janë origjinale dhe identike, që simbolizoj­në Shqipërinë. Vërtet më pëlqejnë", thotë një turist. "Nuk kam parë më herët diçka të tillë dhe është fantastike. Unë bleva diçka të bukur dhe domethënës­e, një palë gërshërë në miniaturë druri, që janë dhuratë për nënën time në Holandë", shprehet një tjetër. Në dyqanin e Anastasit ekzistojnë mbi 210 objekte të ndryshme të punuara nga dora e tij dhe që janë gati për t'u shitur. Vetë ai është i kënaqur me biznesin e çelur në Gjirokastë­r dhe shpreson në lehtësirat fiskale që qeveria lokale ka premtuar për këtë kategori biznesi në zonën historike.

 ??  ?? Punimet e drurit në dyqanin në zonën muzeale
Punimet e drurit në dyqanin në zonën muzeale
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania