Panorama (Albania)

‘ Galaktikët’ konfirmohe­n në fronin e Europës

S’mjafton roveshata e Manxukiç, CR7- ta rekord personal

-

Real Madridi konfirmohe­t si kampion i Europës, teksa mposht në finalen e Ligës së Kampioneve në Kardif me rezultatin 1- 4 Juventusin.

Një triumf historik i spanjollëv­e, duke u bërë ekipi i parë që mbron trofeun e Champions- it, që pas ndryshimit të formatit të kompeticio­nit në 1992- shin. Ky ishte suksesi i 12- të i Realit në Ligën e Kampioneve, më shumë se çdo skuadër tjetër, duke vendosur një diferencë me 5 trofe nga ndjekësi më i afërt, Milani, që numëron 7 suksese. Dy gola të Ronaldos, një supergol i Kasemiros dhe një gol në fund i Ansensios zhvlerësua­n barazimin e përkohshëm të Manxukiçit, i cili realizoi një nga golat më të bukur të historisë së Ligës së Kampioneve. Zidan rikonfirmo­n edhe një herë klasin e tij, por nga pankina dhe drejtimi i skuadrës, njësoj si në të shkuarën e tij si futbollist, i cili ka qenë brilant në prekjen e topit.

PJESA E PARË

Pjesa e parë e finales së Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Realit të Madridit ka qenë një spektakël i gjithi për t'u shijuar. Bardhezinj­të e filluan me mjaft dëshirë dhe agresivite­t, duke tentuar disa herë portën e Navasit në minutat e para, por pa rezultat. Në minutën e 20- të një kombinim fantastik me Karvahalit dhe Ronaldos bëri që portugezi të gjente rrjetën e Bufonit, duke kaluar madrilenët në avantazh. Një rekord i ri i vendosur nga Ronaldo, teksa bëhet i pari futbollist që shënon në 3 finale të Ligës së Kampioneve në 2008 për Mançester Junajtidin dhe në 2014, dhe 2017 për Real Madridin. Nuk zgjati shumë epërsia e spanjollëv­e kur në minutën e 27- të Manxukiç barazoi rezultatin me një supergol të realizuar pas një goditjeje me roveshatë nga brenda zonës. Më pas, ritmi i lojës pati njëfarë rënieje dhe skuadrat qarkulluan më shumë topin në mesfushë, duke mos krijuar dot raste të rrezikshme për gol.

PJESA E DYTË

Në pjesën e dytë Reali i Madridit tregoi klasin superior si kampion në fuqi i Eu- ropës, duke marrë në kontroll ndeshjen për të mbrojtur trofeun. Kasemiro në minutën e 61- të realizoi një gol fantastik me një goditje shumë të fortë nga jashtë zonës, duke lënë të shtangur mbrojtjen juventine dhe Bufonin. Ndërkohë, në minutën e 64- t ishte Ronaldo që thelloi avantazhin, teksa shfrytëzoi më së miri brenda zonës një asist të Modriçit nga e djathta, duke mposhtur sërish Bufonin. Pas dy golave të shpejtë, Juventusi e humbi kontrollin e ndeshjes dhe Re- ali nuk e pati të vështirë të administro­nte rezultatin. Në minutën e 84- t Kuadrado mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë bardhezinj­të me 10 lojtarë. Në minutën e 90- të Reali shënoi dhe golin e 4- t, kur Marselo u fut në zonë nga e majta dhe shërbeu saktë në qendër të zonës për të riun Ansensio, i cili shtyu topin drejt rrjetës. I 12- ti Champions për "Galaktikët" dhe i dyti radhazi si askush tjetër në historinë e këtij formati të ri. Historike…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania