Panorama (Albania)

De Biazi i shmanget Kinës: Kaçe na kërkoi falje

-

I qetë kur flet për gjendjen e lojtarëve, por ndryshon menjëherë humorin kur dëgjon të pyetet për zëra merkatoje të thënë nga ekspertët e mediave italiane. Në një intervistë nga Luksemburg­u përpara ndeshjes së sotme që do të startojë në orën 19: 00, ku përballë tij ka qenë vetëm gazetari Alban Xhihani, trajneri i Kombëtares ka dribluar çdo pyetje që ka të bëjë me të ardhmen e tij dhe zërat e merkatos që e lidhin me Kinën. Tregon se është një test i rëndësishë­m dhe bën "presion" për këdo që do të luajë se në këtë sfidë duhet të fitojnë formacioni­n ndaj Izraelit. Kjo e fundit i ka lënë shije të keqe, ndërkohë që nuk shfaq pendesë që ka vijuar në krye të kuqezinjve edhe pas Europianit, edhe pse do të pëlqente që lojtarët e tij të kishin më shumë minuta dhe hapësirë pas një ngjarjeje të tillë sportive si ajo e "Francë 2016". "Kjo ndeshje për ne është një test i rëndësishë­m, luajmë ndaj një skuadre që nuk duhet ta nënvlerëso­jmë, sepse do të ishte një gabim. Na ka lënë një shijë të keqe humbja e nëntorit të kaluar kur humbëm në shtëpinë tonë. Ndaj Izraelit ndikoi gjyqtari dhe pak ne që nuk ishim me mendjen te një objektiv i rëndësishë­m duke ia lehtësuar punën kundërshta­rit. Izraeli është ekip i fortë dhe në futboll në këto nivele nuk mund të përballosh askënd duke luajtur me më pak impenjim. Duhet të jesh gjithashtu në maksimum fizikisht. Më vjen keq që mungon një lojtar për dëmtim si Balaj, tek i cili kisha shpresa të mëdha, por të tjerët janë në dispozicio­n dhe janë në gjendje të mirë. Kaçe ka kuptuar se ka gabuar në sjelljen e tij me mua, me shokët, me federatën. Mendoj se ka bërë një rritje të madhe nga pikëpamja psikologji­ke. Ka kuptuar se duhet të tregohet inteligjen­t, siç unë mendoj se është, ka kuptuar se në jetë edhe mund të gabohet dhe mendoj se nga ky gabim mund të nxjerrë vetëm mësime të mëdha dhe mund të ketë një shans më shumë. Kaçe më ka dërguar mesazh, më tha që ka kuptuar se ka gabuar, se është gati të kthehet në grup dhe të japë kontributi­n e tij. Xhaka nuk ka bërë asnjë pranim, mendoj se është nga ana e fajit, se të largohesh nga grumbullim­i dhe të lësh shokët është një nga gjërat që do të ishte më mirë të evitohen. Mbetet në pozicionin e tij, është shmangur vetë. U largua dhe do të mbetet larg, derisa të mos bëjë hapa të ndryshëm. Pista drejt Kinës? Nuk e di, të flasim për ndeshjen me Luksemburg­un dhe për Izraelin, faleminder­it! Flasim për ndeshjen", deklaroi ndër të tjera trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania