Panorama (Albania)

RAMA, META E BASHA

Shkresa, kreu i Drejtësisë shkarkon 8 zyrtarë të lartë

- FATION BINJAKU

Ministri i ri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ka firmosur dje shkarkimin dhe kallëzimin në prokurori të 8 zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste.

Ministri teknik ka referuar rastet për ndjekje penale, pasi zyrtarët e lartë të Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive së Paluajtshm­e, drejtuesit e burgjeve dhe Zyrës së Përmbarimi­t Gjyqësor. Nga detyra është shkarkuar dje Jetnor Krakulli, drejtor i Burgut të Fierit; Eduard Kurti, drejtor i Burgut Lezhë; Fatjon Fana, drejtor i Burgut 313 në Tiranë; Fatjon Kurti, drejtor i Burgut Burrel, po ashtu dhe Ahmet Bala, drejtor i Burgut të Rrogozhinë­s. Po dje u shkarkua nga detyra edhe Adriana Shehu, regjistrue­se në Zyrën Vendore të Sarandës; Ani Dyrmishi, regjistrue­se e Zyrës së Pasurive Vendore në Durrës dhe Suri Hoxha, kryetar i Zyrës së Përmbarimi­t Gjyqësor Durrës. “Ministri i Drejtësisë, z. Gazmend Bardhi, shkarkoi sot nga detyra 8 zyrtarë të lartë të Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, sistemit të Burgjeve dhe Zyrës së Përmbarimi­t, si dhe ia referoi rastin e tyre Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për veprën penale të përfshirje­s në kundërshti­m me ligjin në fushatën zgjedhore të një subjekti zgjedhor. Shkarkimi erdhi pas verifikime­ve dhe inspektime­ve të kryera nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, si dhe informacio­neve të plota të marra, ku konstatohe­t përfshirja e këtyre zyrtarëve në fushatën zgjedhore në kundërshti­m me ligjin, si dhe neglizhenc­ë e theksuar në kryerjen e detyrave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

PEZULLIMI Po dje Gazmend Bardhi ka kërkuar pezullimin nga detyra të sekretares së Përgjithsh­me të Ministrisë së Drejtësisë. Juliana Hoxha është kandidate për deputete e Partisë Socialiste, njëkohësis­ht vazhdon dhe detyrën në ministri. “Ministri i Drejtësisë i ka kërkuar zyrtarisht Departamen­tit të Administra­tës Publike që të zbatojë Kushtetutë­n, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për nëpunësin civil, dhe të pezullojë nga detyra sekretaren e Përgjithsh­me të Ministrisë së Drejtësisë, znj. Juliana Hoxha, e cila ushtron funksionin në kundërshti­m flagrant me ligjin, që nga data 29 prill 2017, për shkak se është kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, me subjektin zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë. Për këtë arsye, ministri i Drejtësisë, z. Bardhi, ka informuar zyrtarisht Kryeminist­rin dhe është në pritje të ndërhyrjes së tij për zbatimin e plotë të ligjit”, thuhet në njoftimin për shtyp. DENONCIMET Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë kërkohet mbështetja e qytetarëve për të denoncuar rastet e zyrtarëve të administra­tës publike, të cilët angazhohen në fushatën elektorale. “Ministria e Drejtësisë gjen edhe një herë rastin të inkurajojë çdo qytetar që të denoncojë të gjitha rastet e përfshirje­s në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve”, thuhet në njoftim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi
Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania