Panorama (Albania)

Maqedoni: Qeveri e re, probleme të vjetra

-

BORIS GEORGIEVSK­I *

Tri të shtëna nga një armë zjarri u dëgjuan në Shkup më 1 qershor, vetëm disa orë pasi ministrat e qeverisë së sapozgjedh­ur morën përsipër postet e tyre. Kjo ishte një tentativë për vrasje, personi i synuar ishte Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësi­së në qeverinë e kaluar të VMRO- DPMNE. Todorov e mbijetoi sulmin i padëmtuar.

Në shkurt të vitit 2015, ministri Todorov u kritikua pas vdekjes tragjike të nëntëvjeça­res Tamara Dimovska, që nuk i dha leje për t’u kuruar jashtë vendit. Gjyshi i vajzës mori tani armën dhe e shkrepi drejt Todorovit. Tamara u bë si simbol lufte kundër korrupsion­it të lartë në Maqedoni.

SHTETI I KORRUPTUAR

“VMRO e ka helmuar shoqërinë, duke ushqyer një nacionaliz­ëm të tmerrshëm etnik. Qeveria e re tani duhet me zgjuarsi të qetësojë situatën në vend dhe jashtë vendit”, tha njohësi i mirë i Ballkanit dhe deputeti i SPD- së në Bundestag, Josip Juratovic. Ai vazhdoi se “kriza politike tani për tani mbaroi, por kriza ekonomike dhe sociale mbeten ende”. Fakti që disa orë pas zgjedhjes së qeverisë ka pasur tentativë për vrasje kundër një ish- ministri paralajmër­on qartë detyrën e vështirë që ka përpara Kryeminist­ri Zoran Zaev.

Sulmi ndaj Parlamenti­t dhe ndaj deputetëve më 27 prill shfaqi edhe një herë që korrupsion­i i lartë ka mbërthyer të gjitha institucio­net e shtetit, duke përfshirë edhe forcat e sigurisë.

BORXHI I LARTË

“Kriza e gjatë e formimit të qeverisë tani mori fund. Por që krizat në Maqedoni përfundimi­sht kanë mbaruar, nuk e besoj dot”, kështu u shpreh për DW, Tobias Flessenkem­per, drejtori i Programit të Ballkanit në Qendrën Ndërkombët­are Europiane ( CIFE) në Nisë të Francës. Ai gjithashtu shtoi: “Do të jetë një detyrë shumë e madhe dhe e vështirë për të sjellë ndryshime sociale dhe për t’i kaluar problemet që u shfaqën vitet e fundit”.

Përveç problemeve shoqërore, askush nuk mund të përshkruaj­ë gjendjen reale ekonomike të shtetit. Deri në 5 miliardë euro ka arritur borxhi i shtetit gjatë këtyre tetë viteve të fundit, ku në qeveri ka qenë Gruevski dhe partia e tij.

MOSMARRËVE­SHJA MBI EMRIN

Si pengesë kryesore për integrimet në BE dhe NATO mbetet mosmarrëve­shja për emrin me Greqinë. Që nga viti 2008 Greqia vazhdimish­t bllokon proceset e Maqedonisë për integrimet në BE dhe NATO, për shkak të emrit.

Raportuesi për Maqedoninë në Bundestagu­n gjerman, Torsten Frei, është i mendimit se çdo gjë tani është në duart e qeverisë së re. “Gjermania dhe BE- ja së bashku mbështesin pozicionin e Maqedoninë, dhe nëse ka progres në bisedime unë jam i sigurt se presioni ndaj Greqisë për çështjen e emrit vazhdimish­t do të rritet”, tha Frei për DW. Dhe theksoi që është shumë herët për të hapur negociatat për anëtarësim në BE “pasi gjatë konfliktev­e politike vendi ka bërë hapa mbrapa në çështjen e integrimit. Së pari, Maqedonia duhet të tregojë sinjale ndryshimi”, tha Frei.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania