Panorama (Albania)

Zhduken plazhet publike, Bashkia e Durrësit jep bregdetin me qira

"Hapësirat publike nuk mirëmbahen, e kemi parë të arsyeshme për t'ia kaluar në menaxhim privatit"

- DURRES/

Sezoni turistik veror e gjen bregdetin e Durrësit me më pak hapësira publike krahasuar me vitet e kaluara.

Burime nga Bashkia e Durrësit, e cila menaxhon një vijë bregdetare prej rreth 42 kilometras­h ( nga Shkëmbi i Kavajës deri te Kepi i Rodonit), sqarojnë se këtë sezon turistik është parë e arsyeshme të ketë më pak plazhe publike. Avdyl Koka, drejtori i Tatimeve në Bashkinë e Durrësit, tregon se përtej kërkesave të shumta të qytetarëve për të pasur me shumë hapësira në bregdet, do të mendohet që në të ardhmen të menaxhohet vija bregdetare totalisht nga subjekte private. Sipas tij, qytetarët do të kenë mundësi për të qëndruar pa lekë në bregdet vetëm në tri parcela të vogla në plazhin nga Ura e Dajlanit deri në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, pasi hapësira tjetër do të zotërohet nga privati. "Për shkak se hapësirat publike nuk mirëmbahen, e kemi parë të udhës të shikojmë mundësinë për t'ia kaluar në menax- him privatit. Hapësirat publike kthehen në vend mbetjesh dhe krijojnë situatë të pakëndshme përgjatë vijës bregdetare. Sa i përket bregdetit të Durrësit, këtu i referohem vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi i Kavajës, do të lëmë në dispozicio­n të pushuesve vetëm tri ose katër parcela të vogla, ku qytetarët do të qëndrojnë pa paguar. Ato do të jenë në sektorin Apollonia dhe në Hekurudha", u shpreh Koka. Ndërkohë, qytetarët do të kenë mundësi për të pushuar pa paguar edhe në bregdetin e Rrushkulli­t. "Kemi menduar që një pjesë të bregdetit të Rrushkulli­t, në veri të qytetit të Durrësit, ta lëmë hapësira publike. Besojë se do të jenë mjaftueshë­m. Ne si bashki kemi menduar që vija bregdetare është më mirë të menaxhohet nga privati, pasi privati e pastron dhe e mirëmban. Në këto kushte, mendohet t'i kalohet nën menaxhim privatit vija bregdetare, me qëllim që të krijohen kushte dhe infrastruk­turë bashkëkoho­re", u shpreh Koka. Sipas drejtorit të Tatimeve në Bashkinë e Durrësit, me formulën e re të vjeljeve të taksave, Bashkia ka arritur që për vitin 2016 t'i mbledhë të gjitha të ardhurat nga plazhet private. "Ne kemi pasur një problem me mbledhjen e të ardhurave për plazhet që lëshonim me qira. Fatmirësis­ht me formulën e re ( nëse nuk paguan taksat e vitit të kaluar nuk merr lejen për vitin aktual) kemi arritur të grumbulloj­më thuajse taksat e të gjitha subjekteve. Për vitin 2016, bashkia mblodhi nga plazhet 30 milionë lekë. Me ndarjen e re territoria­le, Bashkia Durrës ka nën administri­m një vijë shumë të gjatë bregdetare, nga Shkëmbi i Kavajës deri në afërsi të Kepit të Rodonit, rreth 42 kilometra.

 ??  ??
 ??  ?? Pushues në plazhin e Durrësit
Pushues në plazhin e Durrësit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania