Panorama (Albania)

Sulmi terrorist, mes 12 të arrestuarv­e edhe 4 femra

Gjatë arrestimev­e, të shtëna me armë zjarri e shpërthime

-

Policia britanike ka arrestuar 12 veta, përfshirë katër femra gjatë një bastisjeje në agim në një bllok banesash në “Barking”, ku kishte jetuar një nga terroristë­t e “London Bridge”.

Një dëshmitar tha se një i dyshuar që u përpoq të ikte u qëllua, ndërsa të tjerë raportuan se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe shpërthime, ndërsa policia hynte në zonë në orën 07: 00 të mëngjesit, të dielën. Disa njerëz u fotografua­n të shtrirë barkas duke u arrestuar, ndërsa të tjerë u shoqëruan nga banesat e tyre bashkë me katër femra. Arrestimet ishin të parat nga policia që pas sulmit, nga i cili u vranë shtatë veta dhe u plagosën 48 të tjerë, 21 nga të cilët në gjendje kritike. Një bastisje e dytë nga oficerët e armatosur u krye në “Barking Road”, “East Ham”, në orën 15: 30. Policia londineze nuk ka komentuar nëse operacioni ishte i lidhur me sulmin terrorist të së shtunës dhe nuk ka dhënë detaje të tjera rreth bastisjes. Dëshmitarë­t thanë se së paku tre veta ishin marrë nga vendi i ngjarjes. Një prej të dyshuarve të arrestuar ishte përpjekur të arratisej nga dritarja. Ai u arrestua vetëm pasi oficerët e armatosur i drejtuan armët e tyre dhe e kërcënuan të qëllonin. Dëshmitari Malik Rouf, 30 vjeç, kishte thënë për “MailOnline” se “Nuk e di nëse ai ishte i frikësuar apo diçka tjetër, por dukej mjaft i dëshpëruar. Dukej mjaft i vendosur për të ikur”. I dyshuari, i cili tha se ishte me ngjyrë dhe në të njëzetat, ishte kthyer përsëri në banesën e tij nga dritarja, ku u arrestua së bashku me një burrë tjetër me ngjyrë. Oficerët e armatosur kishin zbritur nga tri makina të pashënuara të policisë dhe vërshuar nëpër banesa në zonën e të dyshuarve. Të dy të dyshuarit u morën zvarrë në një furgon dhe u larguan. Ndërkohë, oficerë të Mjekësisë Ligjore kanë pastruar skenën në “London Bridge” dhe “Borough Market”, ku tre terroristë lanë një gjurmë vdekjeje dhe shkatërrim­i kur sul- muan me një furgon dhe me thika. Xhihadistë­t, të cilët mbanin jelekë falsë nga ata që përdoren për t’u mbushur me eksplozivë nga sulmuesit vetëvrasës, shtypën me furgon rreth 20 këmbësorë, ndërsa ecnin me shpejtësi në Urën e Londrës. Më pas, ata braktisën automjetin në afërsi të “Borough Market”, ku nisën sulmin me thika, duke qëlluar kë t’u dilte para në lokale dhe treg.

 ??  ?? Disa nga të arretsuari­t pas sulmit në Londër
Disa nga të arretsuari­t pas sulmit në Londër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania