Panorama (Albania)

Shqipëria turpërohet, e përmbys Luksemburg­u

Alarm kuqezi para Izraelit, skuadra shthuret dhe nuk bindet

-

Shtator 2010- qershor 2017, vendi i "krimit" është po i njëjti: stadiumi "Josy Barthel" në Luksemburg.

Një "deja vu" në të gjitha aspektet. Shtatë vite më parë nuk vlejti një gol i Erjon Bogdanit dhe vulosnim dështimin e edicionit dhe largimin e të ndjerit Josip Kuzhe. Ndërsa dje, shumë herë më të pjekur dhe me një pjacë më të lartë, i lejojmë vetes të prekim fundin, madje të humbasim me përmbysje 2- 1 ndaj Kombëtares që pozicionoh­et e 145- ta në renditjen e FIFA- s. Ishte një miqësore ku Xhani de Biazit duhet t'i vlente për të eksperimen­tuar skema në prag të eliminator­es ndaj Izraelit, që do të luhet më 11 qershor. Por, përtej humbjes, që mund edhe të ndodhë, ajo që la për të dëshiruar ishte sjellja e lojtarëve në fushë. Një Shqipëri apatike në të gjitha drejtimet, futbollist­ë të pamotivuar dhe një trajner, që përpara se të mbyllë kontratën, duket sikur duan ta heqin me zor. Shthurje totale, gafa pa fund në mbrojtje dhe një skemë e dështuar 3- 5- 2. Një miqësore që nuk vlejti për asgjë, por thjesht rëndoi edhe më shumë situatën në Kombëtare. Humbja e ka tronditur De Biazin, reagimet e të cilit të lënë të kuptosh se atmosfera në skuadër nuk është më e njëjta. Ndoshta nuk është fundi i botës, por ajo që u pa në miqësoren e djeshme, tregoi një anë të errët të një skuadre, që pasi na bën krenarë me kualifikim­in në Europian, vetëm pak muaj më pas shndërrohe­t, edhe pse është thuajse me të njëjtët futbollist­ë.

PJESA E PARË

Prova me tre mbrojtës në qendër si Gjimshiti, Kukeli dhe Mavraj, si dhe Hysajn e Lenjanin nga krahët, tregon që në start se nuk funksionon. Shqipëria e ka shumë të vështirë t'i imponojë lojën Luksemburg­ut dhe për më tepër vuan në qarkullimi­n e topit. Kaçe, Abrashi dhe Memushaj në qendër dukej sikur përplasesh­in me njëritjetr­in. E megjithatë, ndaj një kundërshta­ri ku Shqipëria ka diferenca të mëdha në letër, natyrisht që rastet do të krijohen vetvetiu. Por, dita "jo" kuptohet me kalimin e minutave. Portieri i Luksemburg­ut bëhet hero me dy grushtime spektakola­re pas goditjeve të Kaçes dhe Memushajt. Që kompaktësi­a në grup nuk është si më parë, kuptohet lehtë. Madje, në ekzekutimi­n e goditjeve, kemi edhe përplasje mes lojtarëve ( në minutën e 20- të Memushaj kapet me Lenjanin se kush duhet të gjuajë). Pjesa e parë mbyllet me dy raste të arta të shpërdorua­ra nga Lenjani dhe Roshi, të cilët nuk shfrytëzoj­në asistet e Cikalleshi­t dhe Memushajt.

PJESA E DYTË

Pas pushimit De Biazi lë në dhomat e zhveshjes Kaçen e Cikalleshi­n, për të hedhur në fushë Bashën e Sadikun. Sinjalin e parë të rrezikshëm e japin vendësit me një goditje fluturimth­i të 17-vjeçarit Vinsent Thill, por që pritet nga Strakosha. Nuk kalojnë shumë minuta dhe vjen goli i kuqezinjve. Hysaj shërben mirë për Roshin, që nga një pozicion diagonal brenda zonës e dërgon topin në rrjetë. Duket sikur gjithçka mbaroi dhe Shqipëria do t'i gëzohej një goleade për të rritur moralin në prag të ndeshjes me Izraelin. Por, nuk ishte e thënë kështu. Luksemburg­u na tregon limitin, duke na ndëshkuar atëherë kur nuk e prisnim. Një vendosje e gabuar e Kukelit përkthehet me golin e barazimit, të shënuar nga Turpel. Kuqezinjtë shthuren totalisht dhe lënë shumë hapësira pas, ndërsa aktivizohe­n edhe Latifi, Aliji dhe Grezda. Në minutën e 74- t ndodh e pabesueshm­ja. Luksemburg­u përmbys gjithçka pas një goditjeje nga këndi, ku mbrojtësit kuqezi ishin në "gjumë" dhe Malget me kokë mposhti Strakoshën. Minutat e mbetura janë përpjekje të dëshpëruar­a të një Shqipërie, që nuk ka as fatin me vete.

 ??  ?? Foto nga ndeshja Luksemburg- Shqipëri
Foto nga ndeshja Luksemburg- Shqipëri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania