Panorama (Albania)

Rrëmbimi, flet e fejuara: Dreka e fundit me Gaz Çollakun

“Ishim në Golem para krimit, si e mësova se e kishin vrarë”

-

Më 6 janar 2016, pak orë para se të rrëmbehej nga persona me uniforma policie për t’u torturuar dhe më pas për t’u ekzekutuar e hedhur në rrugë në zonën e FushëKrujë­s, Gazmend Çollaku ka drekuar me të fejuarën e tij në Golem.

Fakti u rrëfye dje te Krimet e Rënda nga ana e ishtë fejuarës së Çollakut, Amanda Th. E reja u paraqit në gjykatë si dëshmitare e prokuroris­ë në gjykimin ndaj Denis Shtrazës, i dyshuar si i përfshirë në rrëmbimin e Çollakut. Dëshmitarj­a tregoi si ishte vënë në dijeni për ngjarjen dhe për marrëdhëni­en mes Gazmend Çollakut dhe të pandehurit Denis Shtraza. Amanda Th. ishte dëshmitarj­a e parë në procesin gjyqësor ndaj Shtrazës, i akuzuar për “rrëmbim ose mbajtje peng të personit e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, si dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës”.

E FEJUARA Në dëshminë e saj Amanda Th. tregoi se Çollaku kishte shkuar me një automjet “Mercedes” të bardhë dhe e kishte marrë tek institucio­ni ku ajo ishte e punësuar. “Shkuam në një restorant në Golem, ku hëngrëm drekë dhe në përfundim u kthyem sërish në Durrës”, tha dëshmitarj­a. Dëshmitarj­a rrëfeu se 23 orë më vonë ishte shqetësuar për shkak se Çollaku nuk po u përgjigjej thirrjeve të saj në telefon. Ajo ka shkuar te një lokal në zonën e ish-” Vollgës”, ku rrinin gjatë pasditeve. Kur kam shkuar aty, kam parë që para lokalit kishte shumë efektivë, policie dhe aty jam njoftuar se ishte rrëmbyer Gazmendi”, u shpreh Amanda Th. Para pesëshes gjykuese të Denis Shtrazës dëshmitarj­a tha se nuk kishte dijeni për ndonjë konflikt të të fejuarit të saj. “Ai shkonte herë pas herë në Itali, për blerjen e autom- jeteve, pasi merrej me tregëti makinash. Unë nuk di që ai të ketë pasur ndonjë konflikt me ndokënd”, vijoi dëshmitarj­a. Amanda Th. shpjegoi se e njihte të pandehurin Denis Shtraza, pasi kishin jetuar në të njëjtën lagje në qytetin e Durrësit. “Nuk mbaj mend qe Gazmendi të më ketë thënë për ndonjë konflikt mes tij dhe Denisit”, tha dëshmitarj­a. STAFI Gjatë seancës së djeshme u dëgjua edhe dëshmia e dy pjestarë të stafit dhe klientës së lokalit, në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmend Çollaku. Klodian K. dhe Taulant L. thanë para gjykatës se kishin dëgjuar një zhurmë të pazakonte nga parkingu i lokalit, por se nuk kishin mundur të shikonin dinamikën e rrëmbimit, apo rrëmbyesit. “Dëgjuam një zhurmë nga parkingu i pasëm. Nuk kuptohej në ishte krismë, apo fishekzjar­r. Njerëzit në lokal u trembën. Pasjë vetëm dritat e makinës”, tha Klodian K. Dëshmitari Taulant L. tha se pasi kishte dëguar një krismë, kishte dalë në tek shkallët e pasmë të lokalit. “Dola tek shkallët e mbrapme, andej nga dilet tek parkingu. Pashë një “Audi A6”, të zi, që u lar- gua. Seanca e radhës e këtij procesi gjyqsor do të vijojë me pyetjen e dëshmitarë­ve të tjerë të Prokuroris­ë, mes të cilëve edhe të njohur të Ervin Dalipit, ish- i pandehur në proces, i ekzekutuar në një atentat mafioz në 27 prill 2017.

 ??  ??
 ??  ?? Gazmend Çollaku
Gazmend Çollaku
 ??  ?? Vendi në Krujë ku u vra Gaz Çollaku
Vendi në Krujë ku u vra Gaz Çollaku
 ??  ?? Denis Shtraza në Gjykatë
Denis Shtraza në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania