Panorama (Albania)

Nuk ka asnjë problem mes PD- së e LSI- së…

- LUAN RAMA

Menjë djallëzi jo dhe aq naive sa perceptohe­t prej mënyrës monotone të...

artikulimi­t, Lul Basha po rreket t’ua mbushë mendjen të vetëve që të harrojnë se çfarë i ka ndodhur në orët e natës së vetmisë, pas së cilës i braktisi parimet dhe kredot e opozitës, e t’i bindë “për luftë kundër LSI- së!”. Në këtë mënyrë, ai shpreson të evitojë luftën e të vetëve për tradhtinë që u bëri, për listat jo përfaqësue­se e përjashtim­in e shumë personalit­eteve të PD- së, për faktin që u “peshkua” për disa tender- drejtori e të tjera e të tjera.

Po për të qenë i qartë që në fillim, më duhet të them pa asnjë ekuivok se nuk ka asnjë problem mes Partisë Demokratik­e dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, përkatësis­ht as mes qytetarëve, anëtarë apo simpatizan­të të PD- së me ata që janë anëtarë apo simpatizan­të të LSI- së.

Ndërkaq, ka një luftë parimore të shpallur publikisht e politikish­t të LSI- së dhe të shqiptarëv­e kundër oligarkisë; kundër monopoleve e klientëve të pushtetit që kanë klienteliz­uar qeverinë për hesap e interes të tyre; kundër karteleve të drogës e klaneve kriminale, që e bënë Shqipërinë vendin e vetëm në historinë e parlamenta­rizmit botëror, parlamenti i së cilës miratoi një ligj për të dekriminal­izuar vetveten.

Shqipëria vërtet nuk ka një oligarki në kuptimin “ad litteram” të fjalës si pushtet i naftës. Por ka një oligarki, që vjen prej një pushteti tjetër edhe më të rrezikshëm. Është oligarkia e parasë pa mund, e parasë që vjen prej krimit, prej shitjes së pushtetit në formën e privilegje­ve, indulgjenc­ave e koncesione­ve, e parasë që vjen nga pazaret me kompetenca­t. Për LSI- në lufta kundër kësaj oligarkie të pushtetit dhe pushtetit të oligarkisë është një çështje e interesit kombëtar dhe si e tillë është e panegociue­shme.

Prandaj, “konflikti” i PD- së me LSI- në është i stisur dhe ai që e ka kthyer këtë stisje në kalë të betejës elektorale, nuk është i denjë të krahasohet as me Don Kishotin, që luftonte me mullinjtë e erës.

Sa i takon përpjekjes së dështuar për demonizimi­n e LSI- së, le të kujtojmë vetëm pak fakte: ishte LSI që e bëri PD- në forcë qeverisëse dy herë; me 2005- n dhe me 2009n. Ishte po LSI që i shpëtoi asaj fytyrën dhe nderin vetëm në vitin e kaluar e këndej: një herë duke u bërë faktori themelor i pranimit prej saj të reformës në drejtësi dhe votim- it konsensual në Kuvend dhe herën e dytë, duke e nxjerrë nga çadra e duke e futur në zgjedhje.

Por edhe duke bërë shpeshherë oponencë të vendosur të qeverisjes, LSI përsëri i ka bërë një nder të madh edhe PD- së, sepse i ka dhënë asaj ushqimin e nevojshëm të opozitariz­mit edhe kur nuk ka pasur as zë dhe as guxim të fliste, siç ka qenë për shembull lufta kundër kultivimit e trafikimit të drogës, lufta kundër kanabizimi­t të vendit, për të cilën Luli filloi të fliste vetëm pasi humbi në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës.

Ai le të vazhdojë e të merret me LSI- në! Për anëtarët e simpatizan­tët, për votuesit e përkrahësi­t e shumtë të LSI-së në të gjithë vendin e kudo ku ka shqiptarë sulmet e shpifjet e Lulit janë asgjë! Ai thjesht po bëhet qesharak e po i lë pa mend edhe vetë demokratët, të cilët të mësuar me dimensione­t prej lideri të Berishës, nuk gjejnë asnjë motiv për t’u sakrifikua­r për të keqpërdoru­rin e oligarkisë, e cila meqë në makuterinë e vet për të kapur të gjithë shtetin ka pengesë vetëm LSI-në, po përdor edhe kryetarin e PD- së si instrument­in e radhës, siç e përdori për të shuar kauzën e opozitës, duke i dhënë OSHEE- në e disa drejtori të tjera.

Demokratët, si të gjithë shqiptarët; edhe si socialistë­t, edhe si ata që votojnë LSI-në a këdo parti tjetër, por edhe si ata që nuk kanë ndonjë preferencë apo simpati për partitë, nuk kanë nevojë për kantilenat e Lulit, por duan punë, duan taksa më të ulëta e më shumë vende pune të mirëpaguar­a, duan stabilitet e qeveri që u shërben qytetarëve e jo kryetarëve. Prandaj do të votojnë LSI- në e jo Lulin, sepse natyrshëm një votues demokrat mund të votojë më lehtë për Petrit Vasilin sesa për Edi Ramën.

Por duhet të dish edhe një gjë tjetër or Lul: LSI nuk e ka forcën te të punësuarit, sepse as PD- në nuk e mbajtën në pushtet të punësuarit më 2009- n, ashtu sikundër as LSI- së nuk i dhanë pushtet të punësuarit që ti me mosmirënjo­hje i hoqe të gjithë nga puna kur ishe kryetar i Bashkisë së Tiranës, të cilën e fitove vetëm falë votës së LSI- së.

LSI e ka forcën aty ku ti nuk arrin të prekësh dot; te rinia dhe puna e përkushtua­r e saj, te mirënjohja, mbajtja e fjalës e gjithëpërf­shirja, te solidarite­ti dhe humanizmi, vlera me të cilat ti nuk ke asnjë pikëtakimi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania