Panorama (Albania)

Pas iluzioneve për të fshehur të vërtetën

- LEONIDHA MËRTIRI

Këtoditë ish- presidente­s së Kosovës, Atifete Jahjaga, iu ndalua hyrja në...

Serbi. Ajo ishte ftuar nga të rinj dhe aktivistë, organizato­rë të aktiviteti­t të njohur në Beograd “Mirëdita, dobar dan”, ku do të fliste mbi krimet e serbëve gjatë luftës në Kosovë. Tabloja është e qartë. Në vend që të vërtetat të shihen në sy nga liderët serbë dhe ithtarët e tyre, realiteti dhe në këtë rast, sikurse dhe më parë, ka treguar të kundërtën. Përmes formash të ndryshme kërkohet që ato të fshihen pas iluzioneve të shumta, madje duke i parë fajtorët në krahun tjetër. Dhe kjo ndodh kur bota tashmë gjithçka e ka të qartë. Dhe jo vetëm bota, por dhe brenda Serbisë, ku forca progresive, përfshirë dhe figura të njohura, me vizion tjetër nga të mësipërmit, ndahen mes tyre.

Këto iluzione vështirë të bluhen. Genocidi serb në Kosovë në vitet 1998- 1999, krimet monstruoze, një milion shqiptarët e dëbuar nga vatrat e tyre për të marrë rrugët e botës, histori të dhimbshme- dhe të mëparshme si këto, nuk mund të transformo­hen apo të shiten siç nuk ka ndodhur. Masakra e Reçakut flet me gjuhën e vet, sikurse Srebenica, me genocidin e egër serb në vitin 1995, në këtë qytet lindor të Bosnjës e sa masakra të tilla duhej të rëndonin ndërgjegje­n e serbëve.

Një vijë sjelljeje e njohur e serbëve, që do të shprehej dhe në ndalimin e ish- presidente­s së Kosovës. Qëndrimi ndryshe, në shumë situata, përkundraz­i, do të ndihmonte vetë procesin e dialogut midis dy vendeve, Kos- ovës e Serbisë, dhe nuk do të ushqente zjarret nacionalis­te. Radikalët, edhe këtë rast e panë si fitore të tyre. Për ta është e rëndësishm­e që e kaluara të sfidojë gjithçka, që investimet në këtë drejtim vetëm të mbajnë peng të ardhmen. Është kjo logjikë që, pavarësish­t nga numri i vogël i pjesëmarrë­sve, anëtarë të organizatë­s nacionalis­te serbe “Zavetnici” me Milica Gjurgjeviç, apo asaj “Alternativ­a”, protestës së tyre para Qendrës Rinore në Beograd i veshën ngjyrat e një mundjeje të organizata­ve properëndi­more.

Megjithatë, artistët nga Kosova dhe Serbia nuk e ndërprenë diskutimin në këtë Qendër për vlerat dhe bashkëpuni­min kulturor dypalësh. Bindja se duhej të mendohej më shumë për këtë bashkëpuni­m vetëm se u forcua. Por kjo forcë ka nevojë për mendje më të hapura, sidomos të liderëve serbë. Natasha Kandiç, themeluesj­a e Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Beograd dhe forcat e tjera progresive do të ndiheshin më mirë, nëse qeveria e tyre do t’i inkurajont­e në këtë rrugëtim aq shumë të dëshiruar për të sotmen dhe të ardhmen. Zëri i Natasha Kandiç, që kurrë nuk është mekur për të thënë të vërtetën, duke denoncuar vazhdimish­t krimet serbe në Kosovë dhe në hapësirën ishjugosll­ave, pavarësish­t anatemimit të saj, ka nevojë për këtë mbështetje.

Pohimi i ish- ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Drashkoviç, në një prononcim të tij për median, gjatë “Lutjeve Ndërkombët­are të Mëngjesit”, javën e kaluar në Berlin, se duhet të shikojmë veten në pasqyrë, para se të shikojmë fqinjët tanë dhe se Serbia duhet të ballafaqoj­ë popullin e vet me krimet e shumta që janë bërë në emër të tij, mendojmë se i shërben një klime më të mirë. Ndryshe, shfajësime­t, fshehja e të vërtetave, e keqësojnë këtë të fundit. Ato rritin temperatur­ën e njohur të vlimit të mërive, paragjykim­eve, por i bëhen barriera dhe vetë prosperite­tit të Serbisë, fuqizojnë gjenerimin e rrjedhojav­e negative në vend dhe në rajonin tonë problemati­k, larg një sintonie reale me qëndrimet e Bashkimit Europian. Forcat e vërteta demokratik­e në Serbi nuk mund të pajtohen me këto politika që synojnë të mbajnë peng të ardhmen.

Në këtë kuadër, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe përgjithës­isht lidershipi serb nuk mund të heshtin, të flasin nën zë apo të bëjnë indiferent­in, nëse realisht janë të interesuar për familjen europiane. Kjo, nga ana tjetër, do t’i lehtësonte dhe ata vetë sadopak nga ngarkesa e të qenët pushtetarë të dikurshëm të qeverisë së Milloshevi­çit. Plagët gjithashtu nuk mund të kurohen as me frymë radikale, por as edhe me dilemën: Perëndim apo Rusi. E themi këtë se, deklarata zyrtare të diplomacis­ë serbe dhe ruse, sikurse ka ndodhur dhe me ndonjë të muajve të fundit, si të ishin produkte të së njëjtës zyrë shtypi, vetëm ndezin tensionet ndëretnike e u hapin udhë konfliktev­e të mundshme.

Në këtë kuadër, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe përgjithës­isht lidershipi serb nuk mund të heshtin, të flasin nën zë apo të bëjnë indiferent­in, nëse realisht janë të interesuar për familjen europiane. Kjo, nga ana tjetër, do t’i lehtësonte dhe ata vetë sadopak nga ngarkesa e të qenët pushtetarë të dikurshëm të qeverisë së Milloshevi­çit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania