Panorama (Albania)

Dhunoi dy fëmijë në kopsht, pranga edukatores

-

TIRANE – Një infermier 25- vjeçar i Urgjencës së Spitalit “Nënë Tereza” është dhunuar fizikisht dhe kërcënuar nga babai i një fëmije që ishte paraqitur aty me alergji. Ai ka denoncuar ngjarjen në Polici dhe menjëherë është vënë në pranga prindi 45- vjeçar, Bujar Çokaj. Burime nga Policia thanë se në kallëzimin e tij, infermieri me iniciale R. K. ka deklaruar se është fyer, goditur e kërcënuar për shkak të detyrës nga shtetasi Bujar Çokaj. Ai ka sqaruar në Polici se personi që kishte ushtruar dhunë, duke i lënë shenja të dukshme në qafë, ishte paraqitur në urgjencë me fëmijën e tij që kishte alergji, rreth orës 01: 40, të datës 4 qershor. I njëjti person kishte qenë edhe më parë aty, mesditën e së shtunës, po për të njëjtën arsye, madje kishte debatuar e ishte konfliktua­r me fjalë me mjekun roje. Pasi i ishte dhënë mjekimi i nevojshëm fëmijës së tij, Çokaj ishte larguar për në shtëpi, për t’u kthyer aty sërish pas mesnate. Menjëherë ka nisur debatin me infermieri­n që gjendej në atë moment në urgjencë, pasi ky i fundit i ka thënë që duhej të shkonte në Pediatri, por 45- vjeçari nuk ka pranuar dhe ka nisur ta godasë me grushte. “Ai kishte sjellë djalin në drekë me alergji e kishte bërë llafe me mjekun, pastaj erdhi prapë në darkë. Mua më thirri kolegu se nuk po i vinte dot vigonin. Ia vura vigonin djalit, pasi kishte venat e vështira dhe i vura mjekim. I ati i fëmijës këmbëngult­e për t’i bërë një gjilpërë fëmijës, për të cilën unë nuk isha në dijeni, pasi mjeku ia kishte lënë porosi infermieri­t tjetër. Unë thjesht po ndihmoja kolegun”, ka deklaruar 25- vjeçari. Ky ishte momenti që, sipas tij, babai i fëmijës nisi të bërtasë me zë të lartë, ta ofendojë dhe ta kërcënojë. Më pas edhe e ka goditur me grusht, duke e kapur me forcë në qafë. “Filloi në sharje dhe ofendime nga më të ndryshmet dhe më kapi nga fyti. Pastaj unë dola jashtë për ta shmangur sherrin, por erdhi më kapi edhe jashtë. Më kërcënoi me jetë në mes të urgjencës”, është shprehur infermieri i dhunuar. Dëshmitarë të kësaj ngjarjeje janë bërë edhe disa pacientë të tjerë që ndodheshin në urgjencë, si dhe kolegë të infermieri­t që po dhunohej. Ndërsa roja i spitalit ka qenë ai që lajmëroi në sallën operative dhe në vendngjarj­e shkuan menjëherë shërbimet e Komisariat­it nr. 4.

 ??  ?? Infermieri i dhunuar në QSUT
Infermieri i dhunuar në QSUT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania