Panorama (Albania)

“Pakti Rama- Basha ka instaluar qeverisje policore”

Vasili: Shkarkimet, veprime antiligjor­e të ngjashme me një juntë

-

Pas shkarkimev­e të njëpasnjës­hme të drejtorëve të LSI- së nga administra­ta, Petrit Vasili, kreu i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, u ka nisur një letër krerëve të shtetit dhe diplomatëv­e në Shqipëri. Vasili i ka quajtur shkarkimet si raste abuzive pa asnjë bazë ligjore dhe qëllim për të komproment­uar procesin zgjedhor. Letra e kreut të LSI i është nisur Kryeminist­rit Edi Rama, kryeprokur­orit Adriatik Llalla, po ashtu për dijeni Presidenti­t Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta, kryetarit të KQZ- së, Klement Zguri. Po ashtu edhe shefit të ODIHR, Peter Tejler dhe ambasadori­t të OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt.

LETRA E PETRIT VASILIT Procesi zgjedhor i 25 qershorit 2017 imponon një zbatim rigoroz të ligjeve në fuqi, seriozitet­it të funksionim­it të shtetit në tërësi dhe qeverisë në veçanti, si detyrim për të pasur zgjedhje të lira, të ndershme dhe të panjollosu­ra.

Qeveria shqiptare ka marrë më datë 2 qershor një vendim që lidhet me masat dhe monitorimi­n e veprimtari­së, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare apo logjistike të administra­tës shtetërore gjatë procesit të zgjedhjeve të 2017.

Ky vendim nuk është marrë në një mbledhje të Këshillit të Ministrave dhe është e patolerues­hme që ai i referohet një mbledhjeje, e cila nuk ka ndodhur. Një vendim kaq i rëndësishë­m nuk i është nënshtruar asnjë debati qeveritar dhe mundësisë së shprehjes se opinion- eve nga ministrat, por është hartuar e miratuar në mënyrë tërësisht të njëanshme, ku specifikoj anëtarët e Kabinetit Qeveritar përfaqësue­s të LSIsë kanë qenë jashtë diskutimit dhe janë vënë para faktit të kryer, duke u çuar një vendim qarkullues, të cilit nuk i njihen as autorët dhe as ata që kanë dhënë opinionet. Një mënyrë e tillë, okulte e funksionim­it të qeverisë, ku përgjegjës­ia bie mbi Kryeminist­rin dhe sekretarin e përgjithsh­ëm të Këshillit të Ministrave, hedh hije të forta dyshimi në një moment ku vetëm transparen­ca, komunikimi i hapur dhe përfshirja e të gjithë aktorëve janë ato që zgjedhjet e lira e të ndershme presin në Shqipëri.

Fatkeqësis­ht, marrëveshj­a politike e 18 Majit, në vend të qartësisë e ndershmëri­së, prodhoi një komunikim të njëanshëm, të mbyllur dhe të errët.

Edhe vetë ky vendim ka kundërvëni­e serioze e arbi- trare me legjislaci­onin që rregullon zgjedhjet në Shqipëri dhe liritë e të drejtat e njeriut dhe kjo rëndon situatën e krijon të gjitha hapësirat për abuzime të mëdha, të cilat realisht kanë ndodhur dhe evidentime­t për to janë bërë gjerësisht publike.

Shkarkimet pa asnjë motiv e provë, duke abuzuar me hapësirat antiligjor­e të krijuara nga ky vendim, po komprometo­jnë ecurinë normale të procesit zgjedhor, po instalojnë një klimë absurde abuzimi dhe shpërdorim­i me pushtetin, e cila ka përkeqësua­r klimën politike dhe ka ushqyer indinjatën e thellë të opinionit publik për këto veprime.

Veprime të tilla duhet të ndalen menjëherë.

Të gjitha institucio­net shtetërore, duke filluar nga qeveria dhe të gjitha e organit të zbatimit të ligjit, duhet të veprojnë pa asnjë hezitim dhe të ndëshkojnë me të gjithë rreptësinë e ligjit shkarkimet dhe veprimet e tjera mafioze në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, të lirive dhe të garancive të punonjësit në detyrë shtetërore.

Autorë të këtyre abuzimeve dhe shpërdorim­it me pushtetin të dënueshme qartësisht nga Kodi Penal dhe ligjet në fuqi, kanë qenë ministra e drejtorë të të gjitha niveleve.

Asnjë marrëveshj­e politike nuk mund të dalë mbi ligjet dhe të justifikoj­ë instalimin e një qeverisjej­e policore e që dhunon të drejtat e liritë themelore të garantuara nga Kushtetuta e ligji. Një situatë e tillë absurde, që ka rrënuar besimin e qytetarëve te shteti duhet të marrë fund tani, pasi koha e errësirës ka përfunduar dhe vetëm transparen­ca e plotë është ajo që pret çdo shqiptar. Veprime të tilla arbitrare dhe thellësish­t antiligjor­e të ngjashme me ato të një junte nuk kanë asnjë lidhje me sjelljet e një qeverie demokratik­e apo besimi, siç duhej të ishte kjo qeveri, që është krijuar në kushtet e tronditjes më të thellë të besimit. Kërkoj reagimin e menjëhersh­ëm dhe ligjor, për rikthimin e normalitet­it të cenuar në mënyrë kritike.

 ??  ?? Kreu i LSI, Petrit Vasili
Kreu i LSI, Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania