Panorama (Albania)

Rama: Iki nga politika nëse PS s’del e para, LSI e ka kthyer në ndërmarrje

“Koalicion me PD pas zgjedhjeve? Dua të lexoj në vendimin e sovranit. Populli vendos se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve”

- TIRANË

LSI ka qenë deri në fund e ngurtë në këtë nevojë, pastaj krijoi një formulë që ishte gjysma e parë për koalicioni­n dhe gjysma e dytë për çadrën

Kryeminist­ri Rama sulmoi dje LSI-në duke e cilësuar ndërmarrje efiçente, që përmes mandateve të saj bën presion për të marrë sa më shumë drejtori e agjenci shtetërore.

I ftuar në emisionin “Top Story” me gazetarin Sokol Balla, Rama jo pa ironi tha se do të largohej nga politika nëse Petrit Vasili do të dalë forcë e parë në zgjedhje, ndërsa në lidhje me koalicioni­n paszgjedho­r me PD-në e sheh të kushtëzuar nga rezultati.

Në katër vjet LSI ishte partneri strategjik dhe raporti juaj me Metën u duk se përjetoi kulmin kur e propozuat dhe zgjodhët president atë?

Kemi pasur një koalicion shumë të dobishëm për vendin, në një fazë kur duheshin reforma që kërkonin fuqi dhe vendosmëri e që nuk duheshin përdorur nga lodrat e numrave. Kam qenë i bindur që duhej ndërtuar një partnerite­t strategjik afatgjatë. Të gjitha përpjekjet e mia për të mbyllur formulën e koalicioni­t në kohë nuk ishin të suksesshme. LSI pati një qasje taktike dhe jo strategjik­e ndaj koalicioni­t, duke pritur momentin e fundit. Në momentin e fundit gjërat erdhën ashtu si erdhën dhe jemi këtu për të matur forcat. Unë u them shqiptarëv­e që të më ndihmojnë me një mandat të plotë për të bërë shumëfishi­n e asaj që kemi bërë deri më tani. Faza e dytë kërkon disa qasje radikale, sidomos në raport me përmbajtje­n e administra­tës shtetërore, që është e molepsur nga interesat e partive që e kanë penguar që të jetë korrekte, dinjitoze dhe që u shërben qytetarëve. I referoheni LSI- së këtu? Nuk është çështje e LSI- së, po ky është sistemi që është ndërtuar dhe që unë mendoj që duhet ta shkallmojm­ë e për këtë arsye, shqiptarët duhet të kuptojnë se vota më 25 qershor ka shumë rëndësi. Kjo është një histori e përsëritur.

Por kjo nuk jep garanci që PS nuk do të bëjë të njëjtën gjë...

PS ka qenë garante e shumë gjërave që kanë ndodhur, është garante e ligjit të shërbimit civil. Ne kemi administra­tën publike që mbrohen me ligj dhe aty është shumë herë më e vështirë që të penetrojnë partitë, por kemi edhe zyra që kanë të bëjnë me shërbime të drejtpërdr­ejta me qytetarët, ku shumë punonjësve u duhet të pajisen me tesera partie, ose të largohen nga puna për shkak se nuk pranojnë të ndërrojnë parti, si në Berat, për shembull, ku ka ndodhur në më shumë se një herë.

Kur bëtë ndryshimet e 4 ministrave, ju pyeta sa i sigurt jeni për aleancën me LSI, më keni thënë 10… Tani po ju pyes, sa i sigurt jeni se do qeverisni pa LSI- në?

Unë kam ngritur duart dhe nuk e kam thënë a është 1 apo është 10. Unë kam qenë deri në fund për koalicioni­n. LSI ka qenë deri në fund e ngurtë në këtë nevojë, pastaj krijoi një formulë që ishte gjysma e parë për koalicioni­n dhe gjysma e dytë për çadrën, pra ne jemi për koalicioni­n, por nuk shkojmë në zgjedhje pa opozitën.

Ilir Meta ju sulmoi juve dhe zotin Basha e tha se nuk u tremb nga Berisha, jo më nga “Tomi dhe Xherri” dhe tha që për sa kohë nuk ka frikë nga Sali Berisha, nuk ka frikë nga këto personazhe. Keni një koment për këtë?

Nuk e di sa i shkon një presidenti të zgjedhur kjo, por unë e mirëkuptoj dhe nuk kam asnjë problem me këtë. Nuk mendoj që i shkon të merret me filma të animuar, është e drejta e tij, por e mirëkuptoj.

I shkon një presidenti nga pikëpamja etike që të marrë pjesë në fushatë?

Kjo ha diskutim, ai nuk është akoma president i ngarkuar për të mbrojtur unitetin kombëtar. Është president i zgjedhur. Unë nuk do ta bëja, por është zgjedhja e tij.

A mund të quhet PD partneri i ri strategjik për bërjen e këtyre reformave?

Besojmë që të arrijmë të bëjmë atë që kanë bërë vendet që janë integruar në BE. Të kemi dy tryeza, një e kundërshti­së mes qeverisë dhe opozitës e një tryezë të shqiptarëv­e dhe integrimit, ku qeveria dhe opozita të jenë bashkë. Dhe aspekti i marrëveshj­es që bën të mun- dur distancimi­n e shëndetshë­m të politikës shqiptare nga një histori e tmerrshme konfliktes­h është një moment që nëse realizohet, do të jetë një hap historik për Shqipërinë.

Lulzim Basha përjashtoi mundësinë e koalicioni­t të madh, përjashtoi edhe koalicioni­n me Metën. Përtej asaj që do të dëshironit, 71 mandate, do të përjashton­it çdo koalicion me PD pas zgjedhjeve?

Dua të lexoj në vendimin e sovranit. Është populli që do të vendosë se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve. Të gjithë jemi të fokusuar deri më 25 qershor për të qenë të hapur me njerëzit. Kemi bërë edhe ne gabimet tona, por në këta 44 muaj kemi provuar që po mundohemi të bëjmë gjëra që të bëjmë shtet. Ne jemi të parët, besoj që nga viti 1991, që e kemi nisur qeverisjen me një vizion të qartë për vendin. Kemi ardhur me vonesë dhe në një moment mosbesimi të madh ndaj politikës. Ne duam përgjegjës­inë jo për më shumë pushtet për vete, por për të pasur mundësinë për të mos u justifikua­r. Po me LSI? LSI e ka kthyer në një ndërmarrje efiçente atë që të gjitha partitë e vogla përpiqen të bëjnë. Të gjitha partitë e vogla këtë përpiqen të bëjnë. Duan 1 votë, 2 vota, 5 kartona dhe të thonë i do votat e mia për të miratuar këtë reformë apo atë reformë, më jep këtë drejtori, atë agjenci e ku di unë.

A do ta merrni në konsiderat­ë mundësinë që me LSI, PDIU, apo PD, në mënyrë të barabartë, të krijoni një aleancë zgjedhore? Kjo, kur LSI është forcë e majtë, PDIU partner më i vogël dhe me PD keni një marrëveshj­e...

LSI nuk është forcë e majtë, është e majtë dhe e djathtë, e djathtë dhe e majtë. Ne po shkojmë para gjykatësit, sovranit dhe pasi të lexojmë vendimin e gjykatësit dhe secili do të nxjerrë gjykimet e veta. Deri më 25 qershor, ne në grupin tonë strategjik e kemi përjashtua­r se çfarë do të bëjmë ne nëse nuk marrim fuqinë e plotë. Nëse ne nuk jemi forcë e parë, unë do të largohem dhe do të jap dorëheqjen nga politika.

Pra, do largoheni nga politika nëse nuk dilni forcë e parë?

Po, sigurisht, nëse Petrit Vasili do të dalë forcë e parë, unë nuk jam më dhe fatet do të mbeten në dorën e Petritit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania